U shënua Dita e Infermiereve

Nga Express më 13 maj 2011 në ora 10:40
Krahasuar me kushtet në të cilat punojnë infermieret, shërbimet të cilat ofrohen janë mjaftë kualitative. Kështu ka thënë të enjten sekretari permanent në Ministrinë e Shëndetësisë, Ilir Tolaj, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë.
Sipas tij, reformimi i sistemit shëndetësor parasheh që infermieret të kenë rol më të avancuar.
Prodekani për Arsim i Fakultetit të Mjekësisë, Halil Ahmetaj, këshilloi infermieret të jenë shumë të kujdesshme gjatë punës që bëjnë, kurse Lulzim Emini, ud. i drejtorit ekzekutiv të QKUK-së, tha se përkushtimi i infermiereve në Kosovë është më i madh se në rajon e botë, edhe pse punojnë me paga më të ulëta.