E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenton të ikë në Itali, ndalohet në port e denoncuara e zhdukur



DURRËS – Një 18-vjeçare ka tentuar të kalojë ilegalisht përmes Portit të Durrësit drejt Italisë, por ajo është ndaluar, pasi familja e saj e kishte denoncuar të zhdukur. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se ndaluan një shtetasen M.Z., nga Përmeti, e cila e larguar që prej një muaji nga shtëpia. Sipas tyre, 18-vjeçarja, lindur dhe banuese në Leskaj të Përmetit u ndalua gjatë kontrollit, mbrëmjen e së premtes, teksa paraqiste një pasaportë biometrike personale me një vizë polake. Vajza e re ishte shpallur në kërkim nga policia e Gjirokastrës pas kallëzimit të familjarëve se ishte larguar nga banesa më 9 nëntor, përfunduan burimet e policisë kufitare.

Grabitet 5 milionë lekë nga kasaforta e agjencisë turistike

DURRËS- Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në ambientet e një agjencie turistike në qyteti e Durrësit ku kanë vjedhur kasafortën e saj. Ngjarja ka ndodhur ditë e djeshme ku brenda kasafortës ndodheshin 5 milionë lekë. Sipas burimeve policore është pikërisht agjencia e biletave “Adria – Ferris”, me pronar Bernard Reso, e cila ndodhej në katin e dytë të një pallati pranë Stacionit të Trenit në qytetin bregdetar. Grabitësit menjëherë pasi kanë marrë shumën e lekëve janë larguar nga vendngjarja. Menjëherë ekspertët hetimorë kanë nisur veprimet hetimore lidhur me ngjarjen e lartpërmendur duke kërkuar të identifikojnë autorët e saj.

Kërkohej për tentativë vrasje, kapet në Kapshticë

KORÇË - Policia ka arrestuar në pikën kufitare të Kapshticës shtetasin I. Hyseni pasi ky shtetas, ishte shpallur në kërkim, për veprën penale të “Vrasje e mbetur në tentative dhe armëmbajtje pa leje”. 26-vjeçari Hyseni ka tentuar të vrasë me armë zjarri disa persona në fshatin Dvoran Korçë, në datën 01.08.2009. Po kështu për këtë shtetas është caktuar masa “Arrest në burg”.

Plagoset me thikë, prangosen autorët

KORÇË-Dy shtetas janë arrestuar ditën e premte, të cilët pas një konflikti për motive banale, kanë goditur me mjete te mprehte një 30- vjeçar. Sipas burimeve policore autorët janë shtetasit O. Xhukellari , 27-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Verdove të rrethit Pogradec, si dhe shtetasi F.Hoxha 33-vjeç, lindur dhe banues ne fshatin Leshnice të rrethit Pogradec, i dënuar më parë për veprën penale të “vjedhjes “. Të dy këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me thikë shtetasin F.Bazelli, lindur në Fier, banues në lagjen Nr.5 Pogradec. I plagosuri ndodhet në Spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.

14 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›