E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë: LSI, pro projektbuxhetit të Bashkisë së Korçës

Sërish debate të ashpra në Këshillin Bashkiak të Korçës mes këshilltarëve demokratë e socialistë. Edhe gjatë mbledhjes së djeshme, këshilltarët socialistë e demokratë kanë folur me tone të ashpra, ku demokratët në fund kanë bojkotuar sërish mbledhjen. Debatet janë përqendruar këtë herë tek kërkesa e Partisë Demokratike për analizën vjetore të vitit 2008, ku këshilltarët demokratë kanë akuzuar Bashkinë se një analizë e tillë ka munguar.
Pëllumb Beqiri, këshilltar i PD-së në lidhje me analizën vjetore te vitit 2008 tha se këtë analizë vjetore të vitit 2008, duhet ta kishim prezent si një gurë themeli për vendimmarrjen për miratimin e buxhetit të vitit 2009, duhet ta kishim mbi tavolinë dhe të flisnim paraprakisht për të. Ndërkohë Lëvizja Socialiste për Integrim në një deklaratë për shtyp, pas mbledhjes së Këshillit Bashkia, kthen kursin e qëndrimit të saj, duke premtuar se do ti thotë Po, miratimit të buxhetit të Bashkisë së Korçës, në mbledhjen që pritet të zhvillohet javën e ardhshme. Arjana Pupa, këshilltare e LSI-së në Këshillin Bashkiak të Korçës u shpreh se këshilltarët e LSI-së, të cilët tashmë kanë mbet tre po kaq vota do të shkojnë Pro për projektbuxhetit të vitit 2009 të Bashkisë së Korçës.

Email This Klikime: 5

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›