Edi Rama: Energji pozitive, për të ecur përpara
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka uruar të martën të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Rama vizitoi dje selinë e komunitetit mysliman në Tiranë, ku u prit nga kryetari i këtij komuniteti, Selim Muça. Në mesazhin e tij të urimit, kreu i Partisë Socialiste iu është drejtuar të gjithë besimtarëve shqiptarë të reflektojnë në funksion të dobishmërisë për vendin. "Unë iu uroj të gjithëve gëzuar këtë festë dhe shpresoj që sot të jetë për të gjithë një ditë pushimi e reflektimi, në funksion të domosdoshmërisë për t‘i dhënë këtij vendi të vogël atë energji pozitive, përmes së cilës ky vend mund të shkojë shumë përpara", tha Rama.