Sali Berisha: Sakrifica, themeli i lumturi
Kryeministri Sali Berisha u uroi dje besimtarët myslimanë në të gjithë vendin, me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Kryeministri Berisha vizitoi selinë e komunitetit mysliman në Tiranë, ku u prit nga kryetari i këtij komuniteti, Selim Muça.
Në mesazhin e tij drejtuar besimtarëve shqiptarë, kreu i qeverisë e konsideroi këtë ditë si "një ditë të shenjtë, të bekuar e të bardhë, në të cilën njeriu nderon sakrificën e tij për Zotin, për të mirën, për veten, familjen, shoqërinë dhe kombin".
"Kjo ditë ka si mesazh më të madh sakrificën si themel të të gjithë të mirave të njeriut. Është sakrifica që bëjnë anëtarët e familjes për njëri-tjetrin që bën familjen të lumtur, që shumëfishon energjinë, mundësitë e anëtarëve të saj. Uroj të gjithë shqiptarët gëzuar këtë ditë të bekuar", tha Kryeministri.