E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama: “PS-ja në pushtet, unë kryeministër”



Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka darovitur mbrëmë gjithë mjegullnajën sa i përket emrit të kryeministrit të ardhshëm të vendit nëse Partia Socialiste fiton zgjedhjet e vitit 2009. Pa asnjë ekuivok, Rama ka lënë të kuptohet se ai do të jetë kreu i qeverisë së ardhshme, nëse zgjedhjet do të fitohen nga partia e drejtuar prej tij. Një deklaratë të tillë kreu i selisë rozë e ka bërë gjatë emisionit “5 Pyetja nga Babaramo”. I pyetur nëse e cilësonte veten si kandidatin kryesor të PS-së për të qenë në rolin e kryeministrit të ardhshëm, Rama tha: “Të gjithë duhet të jenë të sigurt se Partia Socialiste do të hyjë në zgjedhjet e vitit 2009 për t’i fituar ato, gjë që do të ndodhë. Për një gjë duhet të jemi të sigurt, se kryeministri i ardhshëm i vendit nuk do të zgjidhet me kulisa dhe prapaskena, por falë vullnetit dhe votës së lirë të shqiptarëve. Dhe unë do të di ta lexoj shumë mirë këtë votë”, - deklaroi Rama.
Statuti i Partisë Socialiste shprehet qartë se kryetari i PS-së, i cili drejton edhe fushatën zgjedhore, merr përgjegjësitë për ndërtimin e qeverisë duke qenë kryetari i saj.

16 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›