Edi Rama: “Qeveria PD-LSI, qeveria e pazarit Meta-Berisha”
Kreu i PS-së: “Meta trafikoi 83 mijë votat e majta për hir të interesave të tij”. Rama: “Nuk largohem nga drejtimi i Partisë Socialiste derisa të mbarojë procesi zgjedhor”
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka reaguar ashpër ndaj gatishmërisë së kreut të LSI-së, Ilir Meta, për të bashkëpunuar në qeverisjen e ardhshme. Rama tha se ashtu siç kishte deklaruar edhe më parë, Meta konfirmoi se është një patericë e kryeministrit Berisha. Kreu i PS-së akuzoi liderin e LSI-së se kishte trafikuar 83 mijë votat e LSI-së për interesat e tij personale. “Ndërkohë që përpjekja për numërimin e çdo vote opozitare vazhdon dhe jo vetëm Fieri, po mbarë populli opozitar i Shqipërisë ndjek orë pas ore, prej 6 ditësh dhe netësh, zhvillimet e një beteje sy më sy të opozitës, me shpurat e ministrave dhe kriminelëve të liruar nga burgjet e Sali Berishës. Ilir Meta nxitoi të bëhej paterica e kryeministrit të rrëzuar, duke e ngritur në këmbë atë që ai vetë e quante deri para 6 ditësh qeveria e Gërdecit. Ndërkohë që populli opozitar pret jo vetëm përfundimin e odisesë së votave në Fier, por edhe leximin e hapur të votave në Berat, Tiranë dhe gjetkë, 83 mijë zemra opozitare, që më 28 qershor rrahën për largimin e kësaj qeverie dhe të këtij kryeministri, u trafikuan sot nga Ilir Meta për të mbyllur sot me Sali Berishën pazarin më të turpshëm të këtyre 18 viteve. Ndërkohë që deri dje ne kishim shumë arsye të dyshonim në ndershmërinë e zgjedhjeve të 28 qershorit dhe në vërtetësinë e rezultateve të nxjerra prej tyre. Pas ngutjes së sotme të Ilir Metës pa dalë ende rezultati përfundimtar i vetë KQZ-së së Sali Berishës, për të shpëtuar Sali Berishën me një pazar që Lufter Xhuveli nuk do të guxonte ta shihte as në ëndrrën e tij më të bukur. Ne jemi të bindur se pa u zbardhur e vërteta e kutive të 28 qershorit, ndërgjegjja demokratike e gjithë Shqipërisë nuk do të gjejë kurrë qetësi dhe Partia Socialiste nuk do të ndalet përpara asgjëje”, - tha Rama.
PS-ja
Rama tha se është i vendosur që ta udhëheqë Partinë Socialiste deri në përfundim të procesit zgjedhor. Ai shprehu bindjen se do të jetë në drejtim të kësaj partie edhe më tej, pavarësisht rezultatit. Rama tha se familja politike e Partisë Socialiste, tashmë që është bërë marrëveshja PD-LSI, është bërë edhe më e madhe. “Unë jam i vendosur që ta udhëheq Partinë Socialiste deri kur procesit zgjedhor t’i vihet pika. Pastaj, unë kam sigurinë dhe bindjen e plotë se kjo është një familje politike, e cila di të marrë vendimet e duhura në kohën e duhur dhe pa pikën e dyshimit, është një familje politike që pas pazarit të sotëm, më i neveritshmi pazar i këtyre 18 vjetëve, është më e madhe. Sot familja jonë politike është më e madhe. Asnjë nga të gjithë ata qytetarë e qytetare, që më 28 qershor votuan për Ilir Metën për të larguar Sali Berishën, nuk duhet të ndihen të vetëm, sepse nga sot është pjesë e familjes tonë politike. Që nga sot ka të gjitha arsyet për t’u ndier më e madhe, për t’u ndier më e vendosur, për t’u ndier më e fortë. Beteja jonë është një betejë mes dy botësh, mes botës së re që meritojnë qytetarët, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, pavarësisht se për kë votojnë dhe botës së vjetër, të mekanizmave që prej 18 vjetësh i ka ndarë dhe përçarë shqiptarët në të majtë dhe të djathtë dhe ka bërë me ta një lojë që e luajnë vetëm grushti i njerëzve që sot i dhanë jetë kësaj qeverie mostër dhe e paguajnë që të gjithë qytetarët. Kur flas për qeverinë mostër, kam parasysh një trup të krijuar në bazë të një mutacioni që është transformimi i një virusi në një tjetër virus më të rrezikshëm se i pari”, - tha kreu i Partisë Socialiste.
Sistemi
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, nuk e pranoi përgjegjësinë e Partisë Socialiste për rezultatin e 28 qershorit përsa i përket propozimit që ajo i bëri Kodit të ri Zgjedhor. Rama theksoi se nuk është faji i sistemit zgjedhor, por i deformimit të vullnetit të zgjedhësve. “Do të kemi të gjithë kohën e nevojshme për të diskutuar me qetësi lidhur me çfarë ka të bëjë me këtë proces, por ju them me bindje të plotë se ky sistem nuk përmban në vetvete një problem për Partinë Socialiste dhe nuk është sistemi që ka krijuar problemin që ne hasim sot, por është deformimi i vullnetit të popullit përmes mekanizmash, të cilat ne duhet me qetësi, vendosmëri e këmbëngulje t’i bëjmë të dukshme për të gjithë publikun”, - vijoi Rama.
6 Korrik 2009