E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë/ Tenton të vjedh një makinë, arrestohet i mituri

Një i mitur ka tentuar të vjedhë një automjet, por është diktuar nga policia duke përfunduar në qeli. K. F. 14-vjeç lindur dhe banues në fshatin Sukagji të Lezhës është arrestuar dje nga efektivat e komisariatit të policisë nr.3, për akuzën e "vjedhjes" e mbetur në tentativë.
Burime nga policia thanë se arrestimi i 14-vjeçari u krye pasi dje në mbrëmje në rrugën e "Durrësit", ai ka tentuar të vjedhë mjetin Volsvagen tip-Golf 4, me targa italiane CF 666 JC, në pronësi të një shtetasi.
Mësohet se i mituri është diktuar nga patrulla e policisë e cila u afrua menjëherë pranë vendit ku konstatoi tentativën e vjedhjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›