E Diel, 1 Nëntor 2026

Edi Rama: Qeveria të heqë taksën e votës

 

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ishte dje në fshatin Priskë të Tiranës. Rama gjatë bashkëbisedimit me banorët u shpreh se qeveria duhet të reflektojë sa më parë për të hequr taksën mbi votën. Kreu socialist është ndalur në një takim spontan me banorët e këtij fshati duke thënë se, “ne duam që zgjedhjet të jenë shprehje e vullnetit të popullit, që duhet të votojë, pavarësisht se sa mundësi ka për të blerë një kartë identiteti”. “Ditën e zgjedhjeve qytetaret dhe qytetarët janë të barabartë, qofshin të pasur, qofshin të varfër, qofshin në punë, qofshin të papunë. Për ne kjo është themelore. E drejta e votës është një e drejtë themelore, që po kërcënohet nga kjo qeveri, që e ka taksuar këtë të drejtë. Kjo qeveri ka vënë një taksë mbi votën, një taksë të papërballueshme. Ne do të bëjmë gjithçka që të garantojmë të drejtën e votës së gjithsecilit”, tha Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›