E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vëzhguesit, KQZ debat për dokumentet e identifikimit

 

BLEDAR HOTI

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve debaton për dokumentet identifikuese, që duhet të kenë vëzhguesit e partive politike në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Çështja e pajisjes së paraqitjes së dokumenteve të identifikimit pranë KZAZ-së ka qenë objekt i debatit ndërmjet anëtarëve të KQZ-së. Nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi ka kontestuar përcaktimin në udhëzim për t’i dhënë të drejtën KZAZ, për dokumentet që duhet të paraqiten. Një gjë të tillë e kontestoi edhe përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Njazi Kosovrasti. Anëtarët vendosën që dokumentet e identifikimit  duhet të paraqiten në KQZ. Ndërsa debati tjetër është fokusuar për dokumentet e identifikimit që duhet të paraqesin vëzhguesit e partive. Socialistët kërkuan që të ketë dokumente që duhet për zgjedhësit në votim, karta identiteti dhe pasaportë. “Doja që të ishim struktë, në dokumentet që duhen të paraqiten nuk duhet të përhapemi me dokumente të tjera”, deklaroi Subashi. Ndërsa anëtari Klement Zguri deklaroi se nuk mund të përcaktohen këto kritere. “Ne kur kemi emëruar anëtarët e KZAZ-së, kemi paraqitur si dokumente njohës certifikatën me foto, ndërsa për vëzhguesit jemi për dy dokumente që lidhen me votuesit jo me këtë kategori personash. Nuk duhet përbuzur certifikata. Të mos përdorim dy standarde, certifikatat i kemi përdorur për anëtarët e KZAZ-së”, tha Zguri. Ndërsa anëtari Pandeli Varfi kërkoi që të mos përdoren certifikatat për vëzhguesit. Një qëndrim i tillë u mbështet edhe nga përfaqësuesi i PS-së, Genc Gjonçaj. Në votim janë hedhur dy propozime. I pari që dokumentet të përcaktohen nga ana KQZ, ky votim rezultoi me katër kundër dhe dy pro. Ristani votoi kundër një propozimi të tillë. Ndërsa varianti tjetër ishte që të përcaktoheshin kartat e identitetit dhe pasaportat. Në këtë votim rezultoi 2 vota pro dhe katër kundër. Për shkak se nevojiteshin pesë vota për të kaluar një akt të tillë, votimi i udhëzimit u ndërpre. Në mbledhjen e djeshme mungonte anëtarja Vera Shtjefni, duke bërë që forca mes socialistëve dhe demokratëve në KQZ të ishin të barabarta. Ndërsa KQZ ra dakord për rolin që do të kenë vëzhguesit në procesin e numërimit të votimit, duke përcaktuar një procedurë të ndryshme nga sa parashikohet në Kodin Zgjedhor.

Të drejtat e vëzhguesit

    Të ngrejë dorën për të njoftuar KZAZ në rast të konstatimit të pasaktësive ose parregullsive gjatë procesit të numërimit të votave

    T’i kërkojë numëruesit të parë të GNV-së të vendosë fletën në një vend të veçantë për fletën e votimit të kontestuar

    Të marrin kopje të tabelës së rezultateve të zgjedhjeve sipas ZAZ-ve, tabelave të rezultateve të qendrave të votimit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›