E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulet indeksi i çmimeve të prodhimit

 

Gjatë muajve të fundit të vitit 2008, indeksi i çmimeve të prodhimit ka pësuar rënie. Sipas Institutit të Statistikave në vend INSTAT, në tremujorin e katërt të vitit 2008, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 111.1 për qind duke shënuar një ulje prej 0.6 për qind kundrejt tremujorit të tretë 2008. Ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Prodhimit është 4.3 për qind. Sipas INSTAT-it, Industria Nxjerrëse shënoi një ulje prej 0.2 për qind. Këtu mund të përmendim uljen e çmimeve të produkteve në aktivitetet; “Nxjerrja e produkteve energjetike” me 0.1 për qind dhe “Nxjerrja e produkteve joenergjetike” me 0.5 për qind. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në degën “Industri Përpunuese” shënoi ulje me 0.8 për qind. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në aktivitetet: “Përpunimi dhe fabrikimi i lëkurës”, “Prodhimi i drurit dhe i artikujve me dru” dhe “Fabrikimi i mobilieve” ka shënuar një rritje përkatësisht: 1.9 për qind, 1.2 për qind dhe 0.5 për qind. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit për produktet vendase arriti 109.7 për qind duke shënuar një ulje prej 0.5 për qind krahasuar me tremujorin e tretë 2008.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›