Urdhri i Bodes, reagon forumi për mediat e lira
• Forumi Shqiptar për Mediat e Lira ka reaguar dje, ndaj një urdhri të nxjerrë nga ministri i Financave, Ridvan Bode lidhur me përcaktimin e numrit të gazetarëve që duhet të
ketë çdo e përditshme kombëtare në raport me numrin e faqeve të gazetës. Ky Forum i është drejtuar me një letër edhe Presidentit Topi, Kryeministrit Berisha si dhe sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Ndërkombëtare të gazetarëve, Aidan White. "Ky vendim është arbitrar dhe penalizon qind për qind shtypin shqiptar. Ai nuk është i mbështetur mbi asnjë bazë ligjore dhe cenon rëndë misionin e shtypit të shkruar. Biznesi i shtypit të shkruar nuk është një biznes që licencohet, pasi aktiviteti i botimit të një gazete është i lirë. Një gazetë nuk ka faqe standarde, gazetarë të rregullt me kontratë të përhershme dhe rëndësi standarde për çdo faqe. Për këtë shkak, një gazetë mund të ketë të punësuar aq njerëz sa ajo ka fuqi të punësojë për të rezistuar në treg. Detyrë e Tatimeve është të verifikojnë punën e zezë, por jo të pengojnë njerëzit të bashkëpunojnë me shtypin e shkruar", thuhet në komunikatën për shtyp të këtij forumi. Konkretisht, më 17 janar 2008, ministri Bode ka nxjerrë urdhrin nr.18 "Për numrin e të punësuarve në median e shkruar". "Duke u nisur nga numri relativisht i ulët i të punësuarve, raportuar nga ISSH për median e shkruar, gazetat, revistat; duke marrë në konsideratë sugjerimet e organeve të specializuara si shoqata e gazetarëve; duke intervistuar kryeredaktorë dhe drejtues të tjerë të gazetave; duke kontrolluar websitet e disa gazetave, rezulton se ka diferenca të mëdha ndërmjet numrit të raportuar dhe numrit faktit të punonjësve në këtë sektor", thuhet në urdhrin e ministrit Bode. Për këtë qëllim Bode ka urdhëruar që nëpërmjet instrumenteve ligjorë, numri i të siguruarve për gazetat me 16 faqe të jetë 18 punonjës të siguruar; në gazetat me 24 faqe të ketë 30 punonjës të siguruar dhe në gazetat me 32 faqe të jetë 40 punonjës të siguruar.