E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama dhe Erion Veliaj, së bashku tek Barack Obama

Lideri i selisë rosë, Edi Rama dhe drejtuesi i lëvizjes politike “G99”, Erion Veliaj, do të nisen sot së bashku drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në punimet e Konventës së Demokratëve, ku do të zyrtarizohet kandidatura për President e Barack Obamës. Këtë fakt e konfirmojnë burime pranë selisë rozë, por edhe Erion Veliaj, i cili i kontaktuar nga gazeta, konfirmoi këtë udhëtim. Veliaj tha se së bashku me Ramën do të nisen në SHBA, ku ditën e hënë do të nisë Konventa e Demokratëve, e cila do të zgjasë tri ditë. Sipas Veliaj, ai dhe Rama kanë marrë ftesë nga kjo konventë për të ndjekur ceremoninë e nominimit si kandidat për në Shtëpinë e Bardhë. Veliaj vlerësoi figurën e Obamës dhe u shpreh se do të përfitonte nga kjo vizitë për të mësuar më tepër mbi fushatat moderne. Gjithsesi, kandidati Obama ka premtuar një politikë ndryshe. Obama në një letër urimi për qeverinë e re të Beogradit para pak kohësh, ka deklaruar ndër të tjerash se nëse ai zgjidhet President për në krye të Shtëpisë së Bardhës, do të punojë për të shtuar kompetencat për komunat serbe. "Si president, unë do të punoj bashkë me aktorët ndërkombëtarë dhe lokalë për mbrojtjen e plotë të serbëve në Kosovë, duke përfshirë dhënien e kompetencave shtesë për komunat serbe, qasjen e papenguar dhe veprimin e Kishës Ortodokse Serbe, si edhe të drejtën e kthimit për të gjithë të zhvendosurit", - ka shkruar ndër të tjerash kandidati me ngjyrë për në krye të Shteteve të Bashkuara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›