Edi Rama, e blejne te huajt me 802 euro per koleksion
08/01/2005 Edi Rama
E blejnë të huajt me 802 euro, për koleksion
Studentët e Akademisë së Arteve dynden në ekspozitën e pedagogëve të tyre; të huajt shuajnë kuriozitetin, duke blerë për koleksion tablotë e krybashkiakut të çuditshëm shqiptar; eksperienca menaxhuese e galerisë “Zero” për artin kontemporan në Shqipëri
Ajo që ra në sy te galeria “Zero” ishte ekspozimi i kryetarit të Bashkisë, Edi Ramës. Për artistët e tjerë, rrallë kush mund të ketë pasur vëmendje më të madhe.
Në ekspozitën kolektive, të hapur nën kujdesin e piktorit Mikeal Drita, në galerinë e tij private, merrnin pjesë artistët më aktivë të artit kontemporan në vendin tonë.
Komercializmi i kryetarit të Bashkisë i ka lënë disi në hije, duke u parë qysh në reagimin e blerësve. Grafikat e Ramës kanë shënuar rekordin e shitjeve me një çmim të çuditshëm, prej 802 eurosh. Të huajt kanë rënë në “kurthin” e kryebashkiakut, duke u tërhequr pas tablove më tepër për t’i pasur koleksion.
Ndërsa piktorët e tjerë vetëm sa janë shijuar në momentin e tyre më të mrekullueshëm, pa frustrimin e synimit. Pse u ngrit kjo ekspozitë për Mikaelin, ka të bëjë me çastin e një zjarri të pashuar, nën lirinë e pacunguar, se ku do të shkojë kjo punë deri në përfundimin e saj.
Si lindi ideja e ekspozitës, që e sjell artistin në një moment krejt të lirë?
Ideja e ekspozitës ishte një moment shumë i bukur. Mendoj që, në përgjithësi, të gjithë autorët pjesëmarrës kanë sjellë diçka, të cilët, ndoshta nuk e kanë prodhuar për ta ekspozuar. Kjo ishte një gjetje, ku u përpoqa të mblidhja një sasi punësh, të cilat, autorët, siç e thashë, nuk i kanë prodhuar për t’u ekspozuar. Në përgjithësi ato janë bocete, skica, edhe punë të përfunduara, por ndoshta të bëra në një periudhë të kaluar, siç do të përmendja Orion Shimën dhe Gazmend Lekën. Leka vjen në këtë ekspozitë me punë të viteve ’89, ‘93 dhe Shima me një bocetë të ’93-shit, kur sapo kishte mbaruar Akademinë e Arteve, e cila është e mrekullueshme për më tepër, që ka brenda momentin, që këto punë janë bërë për t’u mos ekspozuar. Në këtë rast ka shumë herë më tepër lirshmëri. Është pikërisht momenti kur secili nga ne prodhon, eksperimenton në studion e tij dhe mund t’i lejojë vetes shumë gabime, mund t’i lejojë vetes një moment kapriçoje, një moment ndryshe nga ai që është, kur fillon një punë, e cila arrin në fazën e saj përfundimtare. Dhe t’i sheh një punë, një punë të mbaruar, të blinduar, që nuk arrin dot të kuptosh se si ka filluar, si ka shkuar deri në përfundimin e saj. Pra është një moment diku, mes idesë dhe prodhimit të një pune të përfunduar. Një moment shumë i bukur, në të cilin zjarri nuk është shuar akoma, vazhdon dhe krijon dhe mendon... ka shumë kontradikta, në një çast të rëndësishëm. Kjo ishte dhe ideja pak a shumë e ekspozitës.
Në këtë ide, do të thoni se “synimi” e frustron një krijues?
Nuk mendoj se e frustron, por mendoj se është një moment që është i ngarkuar, mjaft, emocionalisht. Për atë që di dhe nuk di, duhet patur parasysh që gjithkush nga ne, kur fillon një punë, zëre se fillon çdo gjë nga zero. Kjo do të thotë se harron ato çfarë di, çfarë ka mësuar dhe fillon të eksperimentojë.
E kaluat këtë cak, duke hapur mbi këtë moment dhe galerinë e re, e quajtur “Zero”. Ishte e vështirë kjo nismë?
Galeria ka lindur në mesin e tetorit, vitin që kaloi. Mbas një periudhe të gjatë mosekspozimi, duke ndjerë të njëjtin problem nga gjithë artistët shqiptarë, duke mos ditur ku të ekspozojnë, atëherë u mor përsipër që të hapej një vend alternativ, i cili drejtohet nga unë, me shpresën që gjërat do të funksionojnë. Deri tani ekspozitat kanë qenë shumë të mira, cilësore, me të cilat kam mbetur mjaft i kënaqur, duke pasur parasysh që Shqipëria ka potencial shumë të madh, sa i përket arteve vizive. Por ka një problem tjetër, që është shumë i rëndësishëm, është kritika, menaxhimi, shtypi shpeshherë nuk te ndihmon, nuk është aq i kualifikuar sa të gjejë dhe të gërmojë vlerat e vërteta të artit. Jo për faj të tij, natyrisht.
Thatë që nuk kishit alternativa ku të ekspozonit dhe se kishit disa kohë të izoluar nga publiku. Por ekziston dhe një realitet, që janë bërë tentativa për t’u hapur disa galeri private dhe janë mbyllur, sepse nuk janë ofruar ekspozita, por është dhe një Galeri Kombëtare që ka hapur dyert më shumë se ç’duhet. Pse ankoheni prap?
E para, nuk e di se cilat janë galeritë private që janë hapur dhe mbyllur, por do të përmendja vetëm galerinë “Zenit”, pasi e di që vazhdon të funksionojë mirë dhe të ketë ekspozita të herëpashershme. Përsa i përket Galerisë Kombëtare, nuk dua të them asnjë fjalë, mendoj se ajo është një institut që konservon vlerat e artit shqiptar dhe, kjo nuk ka të bëjë me eksperimentin dhe me ekspozitat e herëpashershme, të cilat në treg shiten me një çmim.
Mendoj se momentin që një vepër arti prodhohet, ajo duhet të konsumohet edhe nga publiku. Vetëm në këtë mënyrë do ta quaja rrethin të mbyllur ose sistemin e prodhimit, artistin, menaxhimin, kritikën do ta quaja të suksesshme. Realisht është e vërtetë që galeritë janë hapur dhe mbyllur në Tiranë, sepse mungojnë disa hallka të këtij sistemi. Është shumë e vështirë të mbash një galeri private në Tiranë, aq më tepër duke iu referuar fitimeve që ajo vet sjell nga ekspozitat dhe shitjet. Mendoj se, ndoshta është momenti që një sakrificë e tillë të fillojë. Kjo është dhe arsyeja që hapa dhe vazhdoj ta mbaj galerinë “Zero”.
Rikthehemi tek ekspozita. Ju e sfumoni pak anën e menaxhimit, duke u ngulur më tepër te mungesa e publikut.
Në këtë krizë midis piktorit dhe konsumatorit, si mendon t’ia dalësh?
Hallka midis publikut dhe artistit është gjithmonë momenti i menaxhimit, i publikimit dhe kritikës së artit, në përgjithësi. Realisht, kjo është hallka që mungon. Jam mëse i bindur se publiku është i dashur ndaj artit, kërkon ta njohë, ta eksplorojë, ta kuptojë dhe konsumojë.
Por këmbëngul që publiku nuk është aq i pasur sa të blejë piktura, e merrni parasysh këtë, standardin e këtushëm, sigurisht që kjo vlen dhe për shijet?
Nëse do të merrni secilën nga këto punë të shfaqura në këtë ekspozitë dhe do ta nxirrnim jashtë Shqipërisë, ju garantoj se vlera e tyre do të ishte disa herë më e madhe, sepse mënyra se si funksionon sistemi atje, është perfekt. Mendoj se i vetmi problem që duhet të kihet shumë kujdes në Shqipëri, është i sqarimit, i dhënies në sens të asaj çfarë njerëzit shikojnë në një pikturë, ose fillimit të kultivimit të një vlere, që artet vizive nuk janë thjesht diçka që ti e blen për ta pasur mbi kolltuk, por është më tepër se aq.
Në këtë rast do të thoja se paratë nuk mungojnë, por janë shumë. Publiku nuk mungon, por nuk është shumë.
Në këtë ekspozitë, që e konsideroni Grafike kontemporane, ka një përzierje pikturë, grafikë dhe fotografi, siç është rasti i punëve të Fushës, pse ky spektër bashkë?
Nuk mendoj që është një përzierje e pavend. E bardha është ngjyrë, e zeza është ngjyrë, e kuqja po ashtu... them që në spektrin e ngjyrave nuk do të ishte e drejtë të hiqje një e të shtoje një tjetër. Më duket mjaft e natyrshme që të përzihen.
Ka rënë në sy që ekspozita mori më tepër bujë, për faktin se ka paraqitur punët e tij kryetari i Bashkisë, Edi Rama. A e keni shfrytëzuar ju emrin e tij, apo Rama ka shfrytëzuar këtë ekspozitë për të riardhur në këtë paraqitje kontemporane?
Nuk kam parë që Edi Rama të jetë fryrë më tepër. Por nuk ka rëndësi. Për mua ishte një moment i rëndësishëm, i cili mund të jetë keqinterpretuar në përgjithësi, por mendoj që momenti i rëndësishëm është që Rama vjen mbas 7 vjetësh, me një seri grafikash, sepse në fund të fundit, ai i përket një race të caktuar njerëzish, që janë artistët shqiptarë. Dhe ju garantoj se të gjithë artistët janë shumë të kënaqur që ai ekspozon sërish, sepse secili prej tyre e ndjen se ai vazhdon të jetë pjesë e kësaj race.
Duket pak paraqitje komerciale. Ju si artistë, pjesë e kësaj ekspozite, e keni ndjerë se përballë emrit të Ramës jeni sfumuar, jeni lënë në hije, duke qenë krijuesit më aktivë të artit pamor?
Asnjëri nga artistët e tjerë nuk ëshë sfumuar, kuptohet që në një moment kur ti je i detyruar të kesh 30-40 rreshta shkrim, natyrisht se mendon të nxjerrësh atë që është risia më e afërt. Në këtë rast, nuk është më komerciale, ndoshta mund të jetë më e vështira për t’u shitur. Nuk duhet harruar që Gazmend Leka, Orion Shima, Ilir Koka, Albes Fusha etj., këtë gjë e bëjnë përditë. Kjo është e rëndësishme, ata vazhdojnë të rezistojnë në një vend, ku gati-gati shteti ka lënë pas dore artin.
Si ka qenë fluksi i vizitorëve, cili publik ju ka ndjekur?
Ekspozita është pritur mjaft mirë. Vizitorët kanë qenë të të gjitha shtresave. Por ajo që është për t’u vënë në dukje është se, galeria është vizituar shumë nga studentët e Akademisë së Arteve, duke qenë vetë një ish-student e shoh si një moment të rëndësishëm, që një galeri private në të cilën shumë prej tyre do të donin të kishin disa punë të varura, do t’i ndihmojë ato dhe do t’u japë një shpresë më tepër, se ndoshta në Shqipëri gjërat do të funksionojnë normalisht.
Cilët janë punët që kanë tërhequr më tepër shijet e publikut?
Ka shumë njerëz që janë tërhequr nga punët e Gazmend Lekës, kishin ndoshta një 10-vjeçar që nuk i shihnin punët e tij. Ndoshta një nga periudhat më të mrekullueshme të vizatimeve, të momentit të tij artistik. Të tjerë janë të kënaqur me punët e Idlir Kokës, që në këtë ekspozitë vjen me disa punë me dimensione të vogla, nga ato që ai zakonisht ekspozon. Shumë të tjerë kanë qenë të surprizuar nga punët e Edi Ramës me dimensione të vogla, por janë punë me dashuri të madhe.
E kanë parë biznesmenë apo politikanë ekspozitën?
Shumë pak.
Pika më nevralgjike si për ekzistencën e galerisë, ashtu dhe të piktorit është shitja, tregu. Si kanë qenë shitjet?
Janë shitur 12 punë, ku ndër to janë shtatë punë të Edi Ramës. Ndërsa katër tablo janë shitur nga cikli i piktorit Orion Shima dhe është shitur një punë e Vladimir Myrtezait.
Cilat nga punët është shitur me çmimin më të lartë?
Është shitur një punë e Edi Ramës, që ka pasur dhe çmimin më të lartë. Punët e tij janë shitur me 802 euro.
Realiteti i shitjes tregon se prania e Ramës ishte fakt komercial, mund të thoni pse janë pëlqyer këto tablo dhe nga kush janë blerë?
Mendoj se çdo gjë ka një anë komerciale. Përderisa një punë del në shitje, do të thotë se ka anën e saj komericale. Unë mendoj se punët e Edi Ramës janë blerë për t’u koleksionuar. Ndërsa blerësit kanë qenë të huaj por dhe shqiptarë.
Si vendoset një çmim më i lartë apo më i ulët per një tablo?
Çmimi i lartë ose i ulët vendoset sipas vlerës së autorit, aq sa ai ka investuar për atë periudhë kohe që ka punuar. Natyrisht, çmimi vendoset në parametra të tillë, shitet apo nuk shitet emri, kur ky patjetër që është shumë i rëndësishëm. Në gjithë botën është eksperienca e shitjes së emrit. Problemi është se si formohet emri. Kjo është shumë e vështirë për t’u bërë.
A mendoni se këtu qëndron ngërçi midis publikut dhe piktorit, ku ende nuk po blihet emri, por thjesht varen tablo nëpër mure?
Natyrisht një pjesë e madhe e publikut shqiptar koleksionon emrin, e do një emër. Një emër do të thotë një punë cilësore, që në të ardhmen do t’i ngrihet vlera, një prestigj për secilin person që e blen.
Intervistoi: Violeta Murati
Çmimet për një tablo
Idlir Koka, cikli 250 euro
Albes Fusha
Nuset –300 euro
Silence-250 euro
Edi Rama- 802 euro
Orion Shima, cikli 350 euro
Vladimir Mytezai 450 euro
Gazmend Leka
Kerubini – 800 euro
Sfinksi – 1200 euro
Shtegtimi- 800 euro
Ali Oseku
Peizazhi- 450 euro
Mikael Drita
Lumina – 350 euro