Edi Rama fiton edhe biznesin e vogël
25/11/2004 Zyrat në Bashkisë do të jenë të vetme që do të kenë të drejtën të japin liçensa për aktivitetet private. Deri në 2004-ën këtë të drejtë e kanë patur disa dikastere në qeverinë në varësi të profilit të aktivitetit. Kështu për tregtinë e hidrokarbureve, liçensën e jepte Ministria e Energjetikës, ndërkohë që për aktivitete tregtie liçensën e jepte Ministria e Ekonomisë. Por tani të gjitha llojet e liçensave do të jepen nga një dorë, dhe vetëm nga Bashkia. Në çdo rreth, pushteti vendor do të ketë të drejtën e liçensimit dhe të kontrollit të vazhdueshëm të aktivitetit. Ky vendim është angazhuar në procedurat tatimore në Paketën Fiskale 2005 dhe do të hyjë në zbatim në fillim të vitit që vjen. Tashmë ka ndryshuar dhe radha e regjistrimit të një bizensi. Kështu, fillimisht, subjekti duhet të regjistrohet në gjykatë dhe të përcaktojë statusin juridik ose fizik. Më pas duhet të shkojë në Bashki dhe të marrë liçensën e aktivitetit dhe në fund të bëjë regjistrimin në Drejtorinë e Tatimeve. Ky regjistrim do të bëhet vetëm një herë dhe nuk do të jetë nevoja që biznesi të bëjë regjistrim në fillim të çdo viti, siç ka qenë deri më sot.
Radha e regjistrimit
Gjykata
Për të hapur një biznes hapi I parë është regjistrimi në gjykatën e qytetit
Bashkia
Në mënyrë që të fillosh aktivitetin duhet të kesh liçencë. Këtë tani e jep Bashkia e qytetit
Tatimet
Organet tatimore të qytetit do të bëjnë thejsht regjistrimin e biznesit për efekt taksash
Radha e regjistrimit
Gjykata
Për të hapur një biznes hapi I parë është regjistrimi në gjykatën e qytetit
Bashkia
Në mënyrë që të fillosh aktivitetin duhet të kesh liçencë. Këtë tani e jep Bashkia e qytetit
Tatimet
Organet tatimore të qytetit do të bëjnë thejsht regjistrimin e biznesit për efekt taksash