Gjerak Karaiskaj, shkolla e restaurimit, jashte loje;
25/11/2004
Gjerak Karaiskaj
Shkolla e restaurimit, Instituti jashtë loje
Shkolla e restaurimit, e para e këtij lloji në vendin tonë, edhe në rast se do të funksionojë, nuk do të ketë mbikqyerjen nga ana e Institutit të Monumenteve të Kulturës, sikundër përcaktohet edhe në statutin e këtij institucioni. Drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës, Gjerak Karaiskaj, ka thënë në intervistën dhënë për gazetën "Metropol", se institucioni që ai drejton nuk ka fare dijeni për ecurinë e hapjes së shkollës së restaurimit, duke lënë të kuptohet qartë se, IMK-ja është jashtë loje. Ai ka theksuar midis të tjerash se gjendja në fushën e monumenteve dhe politikat e ndjekura nga Ministria e Kulturës, në këtë aspekt janë jo vetëm shkelje flagrante të statutit të institucionit që ai drejton, por edhe metoda me "reminishenca nga e kaluara" të stilit "aksion me goditje të përqendruar".
Prej disa kohësh është folur për shkollën e restaurimit. Në ç'fazë ndodhet aktualisht hapja e saj?
Ka rreth një vit që diskutohet për këtë shkollë. Pas këmbënguljes sonë, pasi kjo shkollë, ligjërisht duhet të jetë nën drejtimin e Institutit, i cili mbikëqyrë specializimet përkatëse, seminare të ndryshme etj., u vendos që kjo shkollë të ishte pasuniversitare dhe të vazhdonte dy vjet, kohë e përshtatshme për përgatitjen e specialistëve të rinj. Në lidhje me këtë problem, para disa kohësh erdhi në Shqipëri edhe delegacioni i UNESCO-s, për Evropën Juglindore me qendër në Venecia, në përbërje të të cilit ishte edhe nëndrejtori i Institutit Qendror të Restaurimit të Romës. Në takimet që patëm me ta, ne ramë në parim dakord për të gjitha problemet, gjë që mundësoi edhe lëvrimin e fondeve. Delegacioni pati një takim me një këshilltar të Kryeministrit, si edhe disa takime të ndryshme në MKRS. Nga ana e saj, Ministria pa ndonjë konsultim me ne zgjodhi dy persona, një punonjëse të Institutit si dhe një të ministrisë, duke i zyrtarizuar pranë UNESCO-s, si personat përgjegjës për zbatimin e këtij projekti. Më pas, UNESCO i dërgon një e-mail Arben Kumbaros, një ndër iniciatorët për krijimin e shkollës, ku i bëhet e ditur se ata janë në dijeni të dëshirës së ministrisë për personat e përzgjedhur, falenderon edhe IMK-në për ndihmën e dhënë dhe për bashkëpunimin. Personalisht nuk di se deri ku ndodhet kjo çështje.
Ju thatë se në bazë të ligjit është Instituti ai që duhet të drejtojë këtë shkollë...
Në nenin 7 të Statutit të IMK-së, përcaktohet qartë se ky institucion është një qendër shkencore e metodike që organizon kurse, seminare, takime pune, me qëllim kualifikimin e specialistëve në fushën e restaurimeve. Shmangia e Institutit nga ky projekt, nuk është rastësi, por vazhdë e një qëndrimi standard për të gjitha problemet që lidhen me to. Mund t'ju them se mbi 50% e Këshillit Kombëtar të Restaurimit, nuk janë specialistë, ndërkohë që në ligj thuhet qartë se anëtarët e këtij Këshilli, duhen të jenë personalitete të fushës. Natyrisht, të gjitha këto kanë të bëjnë me një politikë, e cila synon izolimin e IMK-së dhe përqendrimin e të gjitha problemeve në Ministri, ku nuk ka asnjë specialist resturator.
Ju thoni se më shumë se gjysma e KKR-së nuk janë specialistë, po ashtu edhe në ministri mungojnë specialistët. Atëherë kush do të jetë fati i monumenteve të kulturës dhe përgatitjes së specialistëve?
Përderisa monumentet varen nga kuadri dhe në rastin tonë ai nuk është prezent në pozicionet e duhura, e ardhmja është dramatike dhe mund të përmblidhet në një fjalë të vetme, shkatërrim i monumenteve. Në gazetën tuaj është botuar një listë me disa objekte të rëndësishme të turizmit kulturor. Kjo listë na është kërkur ne, fillimisht, dhe ne kemi propozuar rreth 24 objekte. Në ministri janë shtuar edhe objekte të tjera, që e çuan numrin e tyre në 40 dhe, po vetë ministria ka përcaktuar objektet pa asnjë konsultim me Institutin. Ajo që mund të them është se personat që kanë bërë një përzgjedhje të tillë, jo vetëm që nuk janë specialistë të fushës së restaurimit, por as të fushave të përafërta.
Para pak kohësh është shpallur nga drejtuesit e MKRS-së organizimi i një konkursi të hapur dhe publik për drejtuesit e Institucioneve të Monumenteve të Kulturës, në Tiranë dhe në Qarqe...
Në radhë të parë dua të theksoj se ky konkurs është i paligjshëm, pasi në bazë të statutit të IMK-së, drejtorët e Drejtorive Rajonale, emërohen dhe shkarkohen nga ministri i Kulturës, Rinisë e Sporteve, me propozim të drejtorit të Trashëgimisë Kulturore dhe drejtorit të IMK-së dhe as që bëhet fjalë për konkurs. Për sa i përket postit të drejtorit të IMK-së, ky përzgjidhet me konkurrim të hapur dhe publik për një afat 5-vjeçar. Personalisht, unë kam fituar vjet konkursin dhe, normalisht, sipas statutit, duhet edhe për katër vite në vazhdim të jem drejtues i IMK-së.
Ju pohoni një shkelje flagrante të satutit të IMK-së. A jeni vënë në dijeni për këto ndryshime dhe arsyen e tyre?
Zyrtarisht nuk kam as një dijeni si për ndryshimet dhe as për arsyet, di vetëm një deklaratë për shtyp të drejtorit të Trashëgimisë Kulturore, Vaso Tole, i cili i ka motivuar këto nisma me dëshirën për rinovim dhe rigjallërim të institucioneve në fjalë.
Besoni se këto ndryshime kanë të bëjnë me punën jo të mirë të kryer nga institucionet përkatëse?
Një punë e mirë e IMK-së dhe Drejtorive Rajonale është e lidhur ngushtë me aspektin financiar. Fondet nuk i përcakton IMK-ja. Instituti bën vetëm planifikimin, ndërsa ministria përcakton fondet, por, sikurse po vijnë punët, edhe planifikimin do ta bëjë vetë ministria në të ardhmen. Ne kemi ndjekur parimin për të shpëtuar monumentet më në rrezik dhe me më shumë vlera, duke patur parasysh edhe monumentet që kanë vlera turistike, për të marrë nën kujdes sa më shumë objekte. P.sh., shkallët e brendshme të kalasë së Porto Palermos, që të nxjerrin në tarracë, ishin gati për t'u shembur. Pas ndërhyrjes sonë, shkallët u restauruan dhe nuk rrezikohen më, por për restaurime të mëtejshme në këtë objekt duhen shuma të mëdha. Në rastin e Gjirokastrës, ku gjithë qyteti është në rrezik, ne vumë në dispozicion gjysmën e shumës që kishim në dispozicion si institucion (rreth 40 milionë lekë), ku ndër të tjera, u shpëtuan nga shembja e plotë dy objekte të kategorisë së parë: shtëpia e Babametos dhe Babaramos. Këtu dua të theksoj se në Buxhetin e vitit 2004, nuk ishte dhënë pothuajse asnjë fond për Gjirokastrën, ndërkohë që kërkesa e shtetit shqiptar është që qyteti të shpallet në listën e objekteve të trashëgimisë botërore. Që të realizohet kjo, duhet që vetë shteti të investojë një shumë të caktuar, që më pas organizmat ndërkombëtarë të shohin mundësitë respektive. Gjatë këtij viti, ne siguruam vetë si IMK, rreth 90 milionë lekë nga donatorë të ndryshëm, ndërkohë që ministria dha një fond prej 70 milionë.
Në muajin shtator, ministri Klosi thirri të gjithë specialistët dhe personat përgjegjës, duke u kërkuar "shkundjen" e pluhrit nga monumentet...
Në radhë të parë, ministri u kujtua si "kofini pas të vjelit" dhe me reminishenca të dukshme nga e kaluara, me "aksione me goditje të përqendruar", kërkoi shkundjen e pluhrit, ndërkohë që, monumentet kanë nevojë për restaurim. Që të restaurohet ka nevojë për specialistë. Specialistët në vend janë shumë pak, vetëm tre apo katër, dhe në vend që të mendohet për specialistët e rinj dhe të forcohen Drejtoritë Rajonale si në strukturë ashtu edhe me specialistë, shpallen konkurse, kur dihet shumë mirë që ka më pak kuadro specialistë, se numri i drejtorëve që do të ndryshohen.
Intervistoi: Leonard Olli
Teatri Kombëtar cakton kalendarin me Kosoven dhe Maqedonine
Teatri Kombëtar do të fillojë së shpejti një bashkëpunim të ngushtë me të gjitha teatrot rajonalë në trevat e banuara nga shqiptarët në Maqedoni dhe Kosovë. Këtë fakt e ka bërë të njohur për publikun, në një konferencë për shtyp drejtori i institucionit, Kiço Londo. Qëllimi i këtij bashkëpunimi ka theksuar Londo është jo vetëm forcimi i marrdhënieve kulturore, por edhe zhvillimi i dramës shqiptare bashkëkohore. Axhenda e këtij bashkëpunimi do të jetë mjaft e ngjeshur. Teatri Kombëtar, pas suksesit që pati drama "Streha e të harruarve", shkruar nga Ruzhdi Pulaha, dhe me regji të Mihallaq Luarasit, ka vendosur të prezantohet me këtë dramë në Kosovë e Maqedoni. Ndërkohë, Teatri Kombëtar i Gjilanit do të prezantojë ditën e shtunë në Tiranë, dramën "Vegullia" me autor dhe regjisor, Fadil Hysaj. "Pavarësisht se këto shkëmbime organizohen në kuadrin e muajit maratonë të kulturës, mbeshtetur nga MKRS-ja, me rastin e jubileut të 60-të çlirimit të vendit, ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim kryesor zhvillimin e dramës shqipe bashkëkohore por edhe evidentimin e talenteve të reja", ka theksuar Londo. Përveç Teatrit Kombëtar, të Gjilanit, salla e teatrit do të jetë e hapur edhe për teatrin "Oda" të Prishtinës, që vjen me komedinë "Tre gjermanët e trashë", për Teatrin e Pejës, me dramën "Sfida e madhe", të autorit Nebi Islami dhe me regji të Sefedin Nuredinit dhe në muajin janar, Teatri i Kombësive të Shkupit do të prezantohet me tre shfaqje.
L.Olli
Klosi u ndan ministrave detyrat e monumenteve
Të gjithë ministrat që janë përfshirë në rijetëzimin e monumenteve të kulturës për vitin 2005 mblidhen sot në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar për të diskutuar paratë që do të hedhin sipas projekteve.
Për këtë projekt i cili është i pari i këtij lloji, do të bashkëpunojnë disa ministri si ajo e Turizmit, e pushtetit vendor, e Energjitikës për të fokusuar buxhetet e tyre për vitin 2005 në 10 projekte pilot në monumentet e kulturës.
Nën logon e “Riintegrimit të monumenteve të kulturës në jetën e komunitetit, në funksion të turizmit kulturor” do të ketë diskutime nga ministritë e linjës si dhe do të jepen çmime promovuese për individë dhe përfaqësues të biznesit në monumentet e kulturës. Zyrtarisht, ministrave u bëhet sot prezantimi i 10 zonave dhe qendrave prioritare të monumenteve të kulturës që do të rijetëzohen në kuadër të plan aksionit ndërministror të vitit 2005 nga MKRS dhe Qendra Pakard për Arkeologjinë.
Ky projekt i rakorduar edhe me ministritë e tjera sipas kërkesave të projektit do të sjellë; krijimin e lehtesirave infrastrukturore si rruge, sinjalistike dhe tabela orientuese per monumentin, energji elektrike. Krijimi i strukturave manaxhuese, botimi i materialeve publicitare, informuese dhe shkencore; guidat; vënien e këtyre qendrave në funksion të turizmit kulturor, hapja e tyre për publikun vendas dhe te huaj; forcimin e marrëdhënieve pushtet qendror- pushtet vendor ne funksion te përmirësimit te imazhit të zonës nëpërmjet promovimit të vlerave kulturore si dhe rritjen e numurit të të punësuarve në fushën e kulturës. Se kur është afati i nisjes nga puna ende nuk është dhënë ndonjë datë e saktë. Ministrit ndoshta i duhet të “kujdeset” që ky aksion të mos shëbejë për fushatë elektorale siç mund të ketë ndodhur në vite më parë, sidomos në kësi rastesh...në rastin më të mirë për të ruajtur postin.