Epoka e Skënderbeut
Udhёpёrshkruesit kroatё nёpёr Shqipëri (3)
Nё Vlorё ia ka dalё mbanё qё tё vizitonte qytetin dhe rrethinёn: Para se tё niseshim, e vizitova rrethinёn. Qyteti Jablon (Vlora), shtrihet nё kodёr, i ka nja shtatё xhami dhe minare, njё konak tё madh Vlorida, njё nga familjet mё tё vjetra dhe mё tё respektuara arbanase. Janё nja 400 shtёpi, tё shpёrndara dhe tё fshehura pas kaçubave, ullinjve dhe pemёve tё tjera, nga ana e pasme qytetin e rrethojnё kodrat e zhveshura shkёmbore, pjesё tё maleve himariote, tё cilat sjellin vapё tё padurueshme, kur t’ia mёsyn dielli. Nё kodrёn tjetёr shtrihet fshati Kaninё me ndёrtime tё rrënuara...
Misionarët françeskanë
Duke lënë pas vetes bregdetin shqiptar mendimet e tij ktheheshin te Skënderbeu, te heroi qё nё Evropёn e krishterë u bё simbol i rezistencёs kundёr turqve. Duke shёtitur nё kuvertё tё anijes iu kujtua epoka e madhe e Skënderbeut, kur kodrat e larta, qё kalonin pranё meje, ringjallnin heronjtё e pavdekshёm qё sfidonin çdo gjё qё ishte e fuqishme, perandorinё e atёhershme turke, dhe kur Shqipёria e vogёl ishte nё ballё tё krishterimit.
Nё Shqipёri kanё shkuar priftёrinj e murgj tё shumtё, tё cilёt, disa prej tyre me shёrbim zyrtar, ndёrsa tё tjerёt, sipas bindjeve tё tyre, pёrshkruanin atё çfarё shihnin dhe pёrjetonin nё mesin e shqiptarёve. Posaçёrisht mё tё shpeshtё kanё qenё françeskanёt, tё cilёt nё mesin e shqiptarёve shkonin si misionarё, klerikё dhe mёsues. Ata nuk kanё qenё tё detyruar t’i dёrgojnё raportet e veta nё Romё, por nё mesin e tyre ka pasur edhe tё atillё qё i kanё dёrguar dorёshkrimet e veta krye nё vete. Nga fundi i shekullit XIX dhe nё fillim tё shekullit XX janё shkruar dy udhёpёrshkrime tё rёndёsishme nga pena e françeskanёve kroatё.
Perceptimet e këndshme
I pari ka qenë françeskani boshnjak, Lovro Mihaçeviç (1856-1920). Nga gjenerali i urdhrit françeskan, nё vitin 1883, ka qenё emёruar mёsues i rinisё françeskane dhe kryetar i kolegjiumit lokal dhe famullitar i Kuvendit nё Troshanё, nё Shqipёri. Nё ato detyra, Mihaçeviç ka qëndruar dhjetë vjet. Pasi u kthye nё Bosnjё, nё vitin 1903 pati marrё nga Roma dekretin, me tё cilin emёrohej provincial i parё i provincёs françeskane tё sapoformuar nё Shkodёr. Që nё vitin 1907, sipas kallёzimit tё tij, mё ёshtё dashur tё pёrshkoja tёrё Shqipёrinё bashkё me Epirin dhe Maqedoninё, çdokund nga mё shtrihej provinca françeskane qё ma kishin besuar. E dinte se gjatё rrugёs sime tё vёshtirё katёrmujore do tё shihja e tё vёreja shumёçka interesante e tё rёndёsishme, kёshtu qё i shkruante perceptimet e veta qё t’i kem si kujtim tё kёndshёm.
Nё atё rrugё nuk e kam kursyer as vullnetin e as gjёrat materiale qё tё shihja dhe tё studioja sa mё mirё kёtё vend tё guximshёm. Me t’u kthyer nga ajo rrugё dhe duke dashur t’ua kthente borxhin shqiptarёve, tё cilёt e kishin pranuar dhe gostitur për merak, kishte vendosur qё t’i publikonte vёzhgimet e tij.
Tё mos harrojmё se vendimin pёr botimin e udhёpёrshkrimit tё tij e kishte marrё nё kohёn pikёrisht pas shpalljes sё pavarёsisё sё Shqipёrisё. Kёtё e potencon vetё Mihaçeviç nё parathёnien e udhёpёrshkrimit tё tij: E tash, ku populli trim i Shqipёrisё nё horizont tё Evropёs lufton pёr lirinё e vet, mё bie ndёrmend, qё kёto shёnime tё mia t’i qes nё dritё dhe qё populli kroat tё mёsojё diçka mbi Shqipёrinё dhe madje deri diku t’ua kthej borxhin shqiptarёve trima pёr takimet mbresёlёnёse, pёr ndjenjat e dashurisё dhe respektit, me tё cilat mё kanё stёrmbushur gjatё katёrmbёdhjetё vjetёve tё qёndrimit tim mes tyre.
Zakonet shqiptare
Udhёpёrshkrimi i Mihaçeviçit pёrmban nё fillim pёrshkrimin e vendeve qё i ka pёrshkuar. Nё pёrcjellje tё tre shqiptarёve ishte nisur nga Shkodra pёr nё brendinё e viseve malore. Ka vizituar fiset Hoti dhe Klimenti, pastaj krahinёn e Mirditёs, qytetet: Lezhёn, Durrёsin, Krujёn, Tiranёn dhe gjitha qytetet tjera deri nё Janinё nё Epir (tash nё Greqinё veriore). Ka pёrshkruar gjendjen e kishave nё disa kuvende, mirёpo nё udhёpёrshkrimet e tij mbizotёrojnё tё dhёnat mbi njerёzit qё ka takuar, zakonet e tyre, vendbanimet e tyre dhe shtёpitё ku jetonin. Pёrveç kёsaj, ai po ashtu, ka vizituar edhe kuvendet shqiptare nё Kosovё (Prizren) dhe Maqedoni.
Kapitull tё veçantё i ka kushtuar Kishёs Katolike nё Shqipёri (f. 70-83), si dhe Zakoneve arbanase (f. 88-119). Sado qё nuk mund tё thuhet se ka zbuluar shumëçka nga ajo qё dihej mё parё mbi zakonet nё fshatin shqiptar, megjithatё Mihaçeviç nё mёnyrё tё qartё dhe goxha besnikёrisht ka shkruar mbi tё gjitha zakonet e vjetra tradicionale, disa prej tё cilave ishin zakone tipike pёr shoqёrinё rurale shqiptare.
E përktheu nga kroatishtja z. Xhafer Syla
Vijon në numrin e ardhshëm