Fakti 1/Ngjela dhe Ndoka i kërkojnë Ramës të futet në grevë
Një problem i paparashikuar i ka dalë gjuetarit të grevistëve me çmim të lirë gjatë ditës së djeshme, kur Nard Ndoka dhe Spartak Ngjela, të dashuruar fort me lirinë e së majtës, me solidaritetin, sakrificën dhe shpirtin kristian, i kanë kërkuar Edi Ramës të japë shembullin personal e të futet edhe personalisht në grevën e urisë. S’mund të shmangesh, mësohet se i kanë deklaruar dy të rekrutuarit e rinj të frontit opozitar, pasi vetëm prania jote do të mund të mbante disi të mbledhura njerëzinë e bërë kashtë e koqe brenda çadrave. “Vetëm shembulli yt personal është garanci se grevën do ta çojmë deri në fund, mësohet të ketë britur Spartak Ngjela. Jepe këtë provë të fundit të shpirtit anglo-sakson të opozitës shqiptare”. Edi Rama është zënë gafil, pasi e ka kuptuar se justifikimi i mbështetjes së grevës nga jashtë nuk pi ujë, por s’ka mundur të japë një përgjigje e vendim të prerë, pasi ai shquhet për pamundësinë për të marrë vendime... si ta zëmë afati i grevës, afati i protestës, apo edhe mundësia që ai të japë dorëheqjene të largohet përfundimisht nga politika.
...