E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fakti 2/Greva socialiste qan hallet e gjithë dynjasë, me përjashtim të halleve të Shqipërisë

Socialistët e kanë bitisur grevën e tyre të këtyre ditëve si një strategji për të bashkërenduar përgjigjet për të gjitha hallet që u shohin sytë e u dëgjojnë veshët. Gjithçka vjen e merr përgjigje tek Edi Rama dhe shpura e tij, që nga Nagorni Karabakhu e çeçenia e deri tek çështjet e globalizmit dhe të motiveve që e shtynë emigrantin shqiptar në Kretë të vetëfuste në anusin e tij bishtin e fshesës... Të gjitha këto përgjigje vijnë si pjesë e qarjes së halleve të dynjasë tek greva socialiste... Por aty vetëm çështjet e Shqipërisë nuk janë të rëndësishme, vetëm rrezikimi i integrimit të vendit në BE, vetëm rreziku që vjen nga tonet antiperëndimore e ksenofobe, vetëm ngecja e reformave e vetëm shpërndarja e bojkotit nuk po zënë vend tek greva socialiste. Përkundrazi, këto çështje, veç sa anashkalohen, nëse nuk agravohen. E vërteta është se greva socialiste ka marrë detyrë të qajë hallet e të gjithë dynjasë, me përjashtim të halleve të Shqipërisë. Epo helbete, e majta shqiptare gjithë jetën ka qenë një e majtë joshqiptare, por një zgjatim i qarqeve filosllave të Serbisë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›