E Shtunë, 31 Tetor 2026

ERE: S'ka kërkesë për rritje të cmimit të energjisë

Pranë Entit Rregullator të Energjisë nuk ka mbërritur ende asnjë kërkesë për rritjen e cmimit për vitin e ardhshëm. ERE: CEZ, afat deri më 30 shtator për deklarimin e cmimit të energjisë. 

TIRANE-Pronari i ri i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, kompania ceke, CEZ ka afat deri në fund të shtatorit për të aplikuar për rritjen e cmimit të energjisë elektrike për vitin e ardhshëm. Ndërkohë deri tani, investitori privat nuk ka paraqitur asnjë kërkesë për tarifat e reja. Drejtuesit e Entit Rregullator të Energjisë bëjnë të ditur se metodologjia që do të ndiqet në shqyrtimin e kërkesës për rritjen e cmimit do të jetë e njëjtë me atë të përdorur gjatë viteve të mëparshme.

Sipas tyre, nga momenti i dorëzimit të kërkesës për rritjen e cmimit, i gjithë procesi, përfshi këtu zhvillimin e seancave dëgjimore me të gjithë palët e prekura, do të mbyllet deri në mes të dhjetorit, me qëllim që tarifat e reja të energjisë të hyjnë në fuqi më 1 janar 2010.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›