E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reparti ushtarak “N” në Berat, letër për kryetarin e G-99

“O Erion, ti je i vetmi që mund të na iluminosh për ligjin e ‘gay’-ve”

Debatet” më të fundit mediatike, për ligjin e pritshëm për miratim, “Për martesën brenda gjinisë”, nuk kanë lënë pa përfshirë edhe ushtarët e Reparti “N” në qarkun e Beratit. Të bindur se partia e re humbëse në zgjedhjet e 28 qershorit G(ay)-99, e drejtuar nga Erion Veliaj, për shkak të simbolit “G” të saj është përfaqësuese dhe mbrojtëse e kesaj kauze, mësohet se i kanë drejtuar dje një letër kreut të kësaj partie. Jo aq nga padituria dhe naiviteti, sesa nga shqetësimi për miratimin e mundshëm të këtij ligji, ushtarët e Repartit “N” në qarkun e Beratit, me besimin e patundur mes tyre, se vetëm Erion Veliaj, mund t’i “iluminojë”, i kanë kërkuar atij nëpërmjet kësaj letre, që t’u shpjegojë se ç’është ky projektligj, avantazhet dhe disavantazhet e tij, kohën e shtrirjes së mundshme, si edhe hapësirën gjeografike që ky projektligj - që pritet të bëhet ligj - do të mbulojë.

Në letrën e tyre, ushtarët e Repartit “N”, që nuk kanë asnjë dyshim se Erion Veliaj, “poseduesi” i simbolit “G” në partinë e tij, duke marrë shkas edhe nga një festë e tipit “orgji” ku djemtë e ish-“Majft”-it jo vetëm imitonin gay-t, kërkojnë të dinë gjëra edhe më intime, të tipit nëse pas miratimit të këtij ligji ata mund të flenë bashkë në një krevat apo jo.

Duke iu lutur që këtë dhe të tjera pyetje që ata kanë, tua shpjegojë në një takim në repartin e tyre, ata i luten Veliajt tua mundësojë një gjë të tillë, sa më shpejt.

“I dashur Erion!, nis letra e ushtarëve të repartit ‘N’. Kemi dëgjuar së fundmi se një ligj për ‘gay-t’, pritet të miratohet. Si ‘specialist’ i kësaj fushe, duke qenë se drejtoni edhe një parti ku ‘G’ merr një simbolikë domethënëse, të lutem të presim në repartin tonë, për të ‘hedhur dritë’, mbi të mirat e të këqijat e këtij ligji. Konkretisht, për të mos qenë i papërgatitur kur të vini te ne, pyetjet për të cilat jemi të interesuar, kanë të bëjnë: ‘A mund të flemë dy (apo edhe më shumë) ushtarë në një krevat?’. ‘Kur fillon implementimi i këtij ligji?’.’ A do të ketë kufizime gjeografike të shtrirjes së efekteve të këtij ligji?’ A mund të na ofroni pak praktikë të fushës, pasi ligji duket jo aq i thjeshtë në zbatim? A mund të vini i shoqëruar nga ndonjë mik i juaji i zemrës?

Shumë të interesuar jemi të dimë edhe një fakt që na mundon prej kohësh, vijon letra. Duke marrë shkas nga disa foto të një orgjie ‘gay’-sh që ti dhe çunat e ‘Mjaft’-it keni organizuar dikur, duam të dimë, pse ‘Nuk kishit frikë t’i bënit nga ato gjëra, atëherë, kur ende nuk kishte filluar të flitej për mundësinë e një ligji të tillë?’. ‘Nga ju buronte gjithë ai guxim, me të cilin ju sfidonit realitetin, jo vetëm të veshur, por edhe me sjellje femrash?’.

Për të gjitha këto dhe të tjera, presim të na vizitoni sa më shpejt, pasi besojmë se nuk do t’u zhgënjejmë Mbetemi me shpresën se kërkesa jonë do të merret në konsideratë nga ana juaj, si një person me shumë përvojë në këtë pjesë të legjislacionit”, shkruhet në letrën e ushtarëve të Repartit “N”.

Në fund të letrës, në inicialet “P. S.”, ushtarët i shprehnin edhe keqardhjen për mosmandatim të Erion Veliajt si deputet në qarkun ku ata kryejnë shërbimin e detyruar ushtarak. “Shprehim keqardhjen për mosmandatimin tuaj si deputet në Qarkun e Beratit. Këto ditë kuptuam edhe shkakun e vërtetë të të humbjes suaj. Kjo humbje lidhet me vonesën njëmujore të publikimit të debatit për ligjin e lartpërmendur. Pra, sikur ky debat të ishte çelur pak më shumë se një muaj më parë, jemi të sigurt se si partizan i këtij ligji, ju do të kishit më shumë argumente për të merituar një mandat deputeti. Gjithsesi, shprehim bindjen se në zgjedhjet e ardhshme, me përvojën tuaj si ‘politikë e re’, por edhe ‘përtej së majtës e të djathtës’, ligji për martesat brenda gjinisë, absolutisht do të përkthehet në vota për ju personalisht, si ‘flamurtari’ më i denjë, për mbrojtjen e këtij komuniteti. Mos u mërzit, vitit 2013 nuk është larg”, përfundon “P S”-ja e ushtarëve të reparti “N”, në Qarkun e Beratit

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›