E Diel, 1 Nëntor 2026

Edi Rama mbyt me lot podiumin e socialistëve, pasi nuk realizoi qëllimin të mbyste shokët e tij

E ka mbyllur me lot dështimin e tij politik kryesocialisti Rama. Në një skenë të organizuar, ku dhjetëra militantë duhet të brohorisnin me emrin e meteorit Rama në gojë, kryesocialisti ka shpërthyer në lotët e humbjes dhe të dëshpërimit. I mallëngjyer dhe i dëshpëruar, Edi Rama është justifikuar se kishte ditëlindjen prandaj po qante. Tribuna socialiste u la me lotët e turpit të Edi Ramës dhe me paturpësinë e tij për të dhënë dorëheqjen. Njeriu që kërkoi të merrte ose të gjitha ose asgjë, qau ditën e djeshme. Edi Rama qau pasi nuk e nxori dot Fatos Nanon nga loja, megjithëse ky i fundit e bëri ministër, e bëri kryetar bashkie dhe së fundmi i la në dorë forcën më të madhe dhe serioze  politike në vend të cilën e ktheu në bordello imoraliteti politik. Edi Rama qau dje se nuk e kreu deri në fund misionin e tij pervers të pabesisë me njerëzit që e ushqyen me pushtet, para dhe emër. Edi Rama qau dje se nuk e pa bamirësin e tij, Fatos Nanon të vdekur. Edi Rama qau dje se nuk e masakroi bamirësin tjetër Ilir Metën, i cili e mbështeti që nga viti 1999 deri në vitin 2007, njeriun që e ngriti në piedestal duke i dhënë të gjitha mundësitë për të qenë kryebashkiak i suksesshëm.Edi Rama qau dje se nuk e varrosi dot mikun e tij Ilir Metën, i cili e bëri kryetar bashkie në vitin 2007 dhe e mori në mbrojtje padrejtësisht për fotot e tij nudo. Edi  Rama qau dje se nuk pati mundësi të zhdukte edhe ata pak miq që i kishin ngelur, miq që e ndihmuan dhe sollën në krye të PS. Edi Rama qau dje pasi nuk do të ketë më mundësi të zhdukë miqtë e tij, Ben Blushin, Bashkim Finon, Arben Malajn, Pandeli Majkon etj. Edi Rama derdhi lot dëshpërimi dje, pasi nuk pati mundësi të zhdukë nga skena politike Partinë Socialiste, të cilën u mundua ta shndërronte në një kavie eksperimentale të miqve të tij homoseksualë dhe perverse. Mosmirënjohësi Edi Rama qau dje duke zhyer me lotët e tij të krokodilit për të fundit herë podiumin e Partisë Socialistë të Shqipërisë, kësaj partie që ka meritën kryesore të ndryshimeve demokratike në Shqipëri. Edi Rama qau dje se e kuptoi që fundi i tij në politikë është i pashmangshëm. Lotët e djeshëm të Edi Ramës ishin dëshpërimi i njeriut që po largohet nga politika si një dështak, si një njeri pa moral dhe pa kode. Njeriu i vrerit dhe intrigës, njeriu i pabesisë dhe i paburrërisë, njeriu i perversitetit dhe imoralitetit qau dje duke hedhur për herë të fundit vrer mbi ata mijëra socialistë, mbi miqtë e tij që e ndihmuan, mbi kundërshtarët dhe miqtë e tij politikë, për tju konfirmuar atyre se këtë njeri duhet ta kujtojnë gjithmonë si njeriun që nuk duhet mbajtur kurrë afër, pasi pabesia dhe mosmirënjohja e tij nuk kanë fund.

Last Updated on Sunday, 05 July 2009 21:24

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›