E Diel, 1 Nëntor 2026

Edi Rama në deklaratë për shtyp si i “fituari” i Strasburgut, por dëshpërimi dukej që nga qeskat e varura të syve

Humbja e “betejës” në restorant “Krokodil” ka rikthyer pesimizmin në radhët e ylberistëve dhe asnjë lëvizje s’po shihet më si inkurajuese për vazhdimin e qëndrimit radikal kundër qeverisë


UPDATE- Kryesocialisti doli sot në mesditë në një komunikim me mediat, të parën pas kthimit nga darka e Strasburgut. Në deklaratën e tij për shtyp, Rama u shpreh për një fitore të arritur në prani dhe të ndërkombëtarëve dhe se kauza e opozitës na paska zënë një vend të konsiderueshëm në axhendën e Brukselit. Mashtrim ky, në vargun e spekullimeve të gjata që Edvini i parashtron përpara mediave të selektuara prej tij, në mënyrë që gajasjet që hedh para mikrofonave, të mos ndërpriten për asnjë moment. Lëvizje kjo që vjen si rezultat i mungesës së argumentit dhe tezave legjitime, për çështjeë të shumë debatuara siç është transparenca e zgjedhjeve, për të cilën kryesocialisti kërkon të shkelë kushtetutën dhe vendimet e gjykatave. Në këtë zallamahi absurditeti, Edi Rama ende vazhdon të shpresojë se shqiparët do konsiderojnë si të mirëqenë tezat e ngritura prej vetë atij. Dhe kjo në një kohë kur protestat dhe greva e urisë, dy lëvizje këto për të cilat janë shpenzuar miliona euro të takspaguesve kryeqytetas, dështuan përfundimisht dhe i treguan shqiptarëve fytyrën e vërtetë të vrerëve të komunizmit si Gramoz Ruçit, Skënder Gjinushi, Namik Dokles me në krye të dëshpëruarin, Edi Rama.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›