Edi Rama përballë Fatos Nanos
Edmond Arizaj
Kryetari i Parisë Socialiste në ndryshim nga kundërshtarët e tjerë politikë ka një model me të cilin mund ta krahasosh pas rreth katër viteve në krye të kësaj force. Situatat nuk janë më të njëjtat, idealet po ashtu tek ndjekësit e afërt apo të largët, por partia ka të njëjtin emër që ka drejtuar edhe Fatos Nano për gati 13 vjet, katër prej të cilëve nga burgu i Bënçës. Një nga ngjashmëritë e ish-kryetarit dhe kryetarit të PS-së lidhet me sloganet, me të renë që ata përcollën kur doli nevoja për t’u përballur me elektoratin. Dhe çuditërisht, ajo që sot quhet risi e Edi Ramës, po të vësh re me kujdes është përdorur nga Nano kohë më parë. Eshtë fjala për togfjalëshin çudibërës të kryesocialistit aktual “përtej të majtës dhe të djathtës”. Ky togfjalësh nënkupton shumë, sidomos kur vetë Rama nuk e shpjegon ekzaktësisht se çfarë ka vetë ndërmend. Por nëse rëndom fjala është që të bëhen bashkë (!) të majtë e të djathtë kundër Berishës, kjo ide është e stërvjetër. “Gjithëpërfshirja” e Fatos Nanos kishte të njëjtin synim. Edhe ish-kryesocialisti kërkonte thyerjen e barrierave partiake, madje deri diku ia arriti, duke ofruar në koalicion edhe Neritan Cekën, një demokrat të orëve të para, edhe Skënder Gjinushin, ish-ministër në kohën e Ramiz Alisë. Më pas pati edhe një marrëveshje me republikanin Sabri Godo, i cili ishte një nga aktorët në ndërtimin e Kushtetutës. Pra, në këtë këndvështrim reflektimi pasqyror i Nanos tek Rama në këtë pikë është goxha i përafruar, pavarësisht se ruajtja e identitetit të vetë Partisë Socialiste është për t’u diskutuar. Gjatë periudhës së ish-kryesocialistit, çdo bisedë, çdo diskutim, çdo marrëveshje, çdo investim njerëzor dhe politik, bëhej në emër të Partisë Socialiste dhe idealeve që ajo përcillte; shumë e ndryshme me të kryesocialistit aktual, ku gjithçka kryhet në emrin personal të Ramës.
Një tjetër ngjashmëri ka të bëjë me futjen në treg të “politikës së re”. Sërish Rama nuk e shpjegon fort mirë se ç’kupton ai me politikën e re dhe më pas të përpiqet t’ia shpjegojë edhe elektoratit, por po të rikthehesh tek Nano, edhe ai i çuditi të gjithë me “meritokracinë”, që gjithsesi është më e shpjegueshme dhe e kuptueshme se sa togfjalëshi “politikë e re”. Meritokracia ishte e padëgjuar në politikën tonë, sidomos kur shpresohej nga të majtët që të ishin ata përfituesit ekskluzivë nga marrja e pushtetit. Megjithëse përfundimi i meritokracisë ishte i dhimbshëm, në “shkërdhatokraci” sipas Dritëro Agollit, nga goxha pika të përbashkëta me idenë e politikës së re dhe të të punësuarve të më të aftëve që vjen sot nga Rama.
Por edhe “politika e vjetër”, slogani tjetër i Ramës që përdor tash e parë, është jo pak i dëgjuar. Nëse rastësisht përmenden “xhaketat e vjetra” mund të hiqet një shenjë ngjashmërie.
Pra, në sloganet “e gjetura” të Edi Ramës, të cilat ai po i përdor me sa mundet për fushatë, nuk duket se ka ndonjë risi që nuk është përdorur më parë nga ish-kryesocialisti Nano. I vetmi mjet në përdorimin e të cilit ata ndryshojnë është media. Nano gjithmonë është përpjekur shumë pak për të qenë mbizotërues i medias. Ndoshta për mendjemadhësi, apo për vetëkënaqësi, apo kush e di çfarë, ai pak herë ka tentuar të kontrollojë mediat, duke lënë fushë të lirë edhe për kundërshtarët brenda partisë, por edhe për ata jashtë partisë, apo për të sapoanëtarësuarit në parti. Në përplasjen gjigante të Partisë Socialiste në vitin 2001-2002, nuk ka ndonjë dëshmitar qoftë në politikë apo në media që mund të deklarojë se janë censuruar ndokund fjalët e Nanos apo Metës si dhe mbështetësve respektivë të tyre, mes të cilëve edhe Rama. Censura gati nuk njihej nga Partia Socialiste e asaj kohe. Madje as për mitingjet më të vobekta të Berishës. Ndërsa nën drejtimin e Edi Ramës, mediat sot e njohin mirë censurën, deri gazetarët bëjnë autocensurë. Edhe ish-kryesocialisti ka qenë pjesë e censurës mediatike. Ndërsa ish-kryeministri socialist Ilir Meta, kryetar i një partie tjetër të majtë, është i censuruar në çdo moment, madje në jo pak media të lidhura me kryesocialistin nuk transmetohet fare.
Marrëdhënia me mediat dhe me gazetarët është një nga ndryshimet thelbësore mes ish-kryetarit socialist dhe pasardhësit të tij. Këtu tregohet qartazi mentaliteti drejtues i të dyve.
Një tjetër ndryshim ka të bëjë me komportimin e Nanos dhe Ramës përsa u takon marrëdhënieve në familje. Të dy janë ndarë nga bashkëshortet, dhe të dy u shprehën në emisione televizive. Por nëse Nano tregoi qartas arsyen e ndarjes, (dashuri e marrë fund), Rama nuk përmendi asnjë arsye, thjesht u fsheh pas fjalëve të shumta. Nëse Nano nuk akuzoi asnjë nga mediat pse ishte marrë me çështjen e jetës së tij private, Rama bëri vetëm këtë. E sinqertë apo jo, dëshmia e Nanos, apo aktorialiteti në emisionin “e tij” nuk la shtigje për mëdyshje të tjera, ndërsa sjellja dhe fjalët e Ramës, më shumë justifikime dhe shmangie se sa përballje me të vërtetën dhe realitetin, nuk sollën gjë tjetër veçse akoma më shumë tymnajë rreth të vërtetës së tij. Njëri përballet me realitetin, sido që të jetë ai dhe çfarëdo kostoje që sjell, tjetri i ikën realitetit. Dhe kjo është akoma dhe më shumë e rëndësishme.
Përsa i takon shfaqjes së liderëve të rinj nën drejtimin e kryetarëve Nano dhe Rama, këtu ka ndryshime rrënjësore. Nën drejtimin e Partisë Socialiste nga Nano, dolën dy liderë të rinj që sot mbizotërojnë politikën e majtë, Ilir Meta dhe vetë Edi Rama. Pavarësisht se njëri u rrit brenda PS-së dhe tjetri i transplantuar, “merita” për mirë apo për keq mbetet tek Nano. Në katër vjet drejtim të Partisë Socialiste, i vetmi lider që ka nxjerrë kjo forcë, është… Edi Rama. Pra nuk ka mundur të zbulojë dhe të mbushë asnjë emër. Përkundrazi investon pafund kapitalet e PS-së tek një drejtues i një partie tjetër, duke rrezikuar ende më përçarjen.
Natyrshëm që krahasimi mes drejtimit të Nanos dhe Ramës në Partinë Socialiste ka dhe shumë anë e pika të tjera, të çelura e të errëta, ku mund të gjesh të tjera ngjashmëri dhe ndryshime, por ndoshta thelbi mund të jetë i njëjtë; Edi Rama me natyrën e tij mbytëse dhe mbizotëruese me çdo kusht veç po shkatërron malinjisht Partinë Socialiste; Fatos Nano me natyrën e tij moskokëçarëse e tkurrte dhe e bymente Partinë Socialiste si në ciklet kozmike.
Megjithatë edhe me pak raste krahasimi, mes ish-kryesocialistit dhe kryesocialistit duken qartë diferencat. Nano ishte regjisor dhe regjisori në parti, ndërsa sot Rama është vetëm aktor dhe aktori kryesor në parti.