E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëdorëzohet grabitësi i 5 milionëve

 

KURBIN - Vetëdorëzohet në polici autori i dytë i grabitjes së 5 milionë lekëve para filialit të një banke në qytetin e Lezhës. Enver Diva, 31 vjeç nga Mamurrasi u paraqit dje në komisariatin e policisë së Fushë-Krujës nga ku iu pohoi bluve se ai ishte personi që kërkohej për ngjarjen e ndodhur më 12 mars 2009.
Në praninë e avokatin e tij, Diva u shoqërua më pas drejt komisariatit të Kurbinit ku ai u mor në pyetje. Ai ishte liruar pak kohë më parë nga burgu pasi kishte kryer 12 vjet dënim po për grabitje me armë. Burime të policisë bënë të ditur se Diva pranoi akuzën. Për afekt të hetimit, blutë nuk dhanë detaje për destinacionin e parave të grabitura. Tashmë në kërkim është i treti i kësaj ngjarje, Florind Marku. Ndërsa “koka” e grabitjes, Elton Gjini u arrestua 12 ditë pas ngjarjes, teksa ishte strehuar në një hotel në Golem të Kavajës.                               R.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›