NATO përtej retorikës
Ditmir Bushati
Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë moderne të shtetit shqiptar dhe çështjes shqiptare në përgjithësi. Pro-atlantizmi i shqiptarëve është i njohur në të gjitha sondimet që janë bërë me qytetarët e rajonit. Mbi të gjitha, në memorien e kombit tonë do të mbetet e paharruar ndërhyrja humanitare e NATO-s në Kosovë që i dha fund genocidit të Millosheviçit, e njëkohësisht hapi siparin e një etape të re në rajonin e trazuar të Ballkanit.Ky moment historik vjen si kombinim i faktorit gjeopolitik, e më posaçërisht, mbështetjes së palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Europës Perëndimore, të cilat kanë inkurajuar në mënyrë të qëndrueshme zhvillimin demokratik të rajonit që pas rënies së Murit të Berlinit, përkundër rolit obstruksionist të Rusisë dhe përpjekjeve të vazhdueshme të saj për të penguar zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s në vendet e Kaukazit dhe “gaz politikës” diversive që Rusia ka aplikuar jo pa sukses me vende të ndryshme të BE-së. Ndërhyrja brutale e forcave ruse në Gjeorgji vitin që shkoi shtoi zërat brenda administratës amerikane për një qëndrim edhe më të qartë pro anëtarësimit në NATO të të gjitha vendeve të Europës Jug-Lindore.
Në rast se hedhim një vështrim të shpejtë në udhëtimin e Shqipërisë drejt NATO-s, arrijmë në përfundimin se, anëtarësimi, krahas faktorit gjeopolitik, i dedikohet gjithashtu ecurisë së reformave të ndërmarra nga Shqipëria, pavarësisht ngjyrës politike të qeverisjes. Këto reforma, të cilat kanë njohur luhatje dhe madje kthim mbrapa me kolapsin e institucioneve shqiptare në vitin 1997, i kanë fillesat në përmbysjen e sistemit monist, përfshirjen e Shqipërisë në Këshillin e Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut dhe “Nismën e Partneritetit për Paqe” nën qeverisjen e Partisë Demokratike, bashkëpunimin e forcave tona të armatosura me ato të NATO-s gjatë ndërhyrjes së kësaj të fundit në Kosovë dhe përfshirjen e Shqipërisë në “Kartën e Partneritetit”, të njohur ndryshe si “A 3” nën qeverisjen e Partisë Socialiste, sikundër angazhimin e trupave tona ushtarake në misione ndërkombëtare, fillimisht nën qeverisjen e Partisë Socialiste e më pas në atë të Partisë Demokratike.
Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, bashkëpunimi i gjerë politik që hodhi rrënjë me reformën zgjedhore dhe atë të drejtësisë, reforma këto ende të papërfunduara, ishte një faktor vendimtar që ndikoi në marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO në Samitin e Bukureshtit në prill 2008. Pavarësisht zhvillimeve të përditshme që ndodhin në Shqipëri dhe fushatës së ethshme elektorale që po afron, e cila me sa duket i “detyron” aktorët politikë të nxjerrin përfitime elektorale nga çdo gjë e mundshme, ende i kemi të freskëta deklarimet e SHBA-ve apo Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, që pikërisht vunë theksin tek bashkëpunimi i gjerë politik dhe vazhdimësia e reformave që kanë të bëjnë me arritjen e objektivave madhorë të Shqipërisë.
Përkundër qëndrimit të qartë të komunitetit ndërkombëtar, NATO po vendoset gabimisht nga drejtuesit e lartë të shtetit shqiptar në qendër të propagandës politike, duke e shoqëruar këtë edhe me akuza ndaj opozitës, a thua se në Shqipëri ka ndonjë subjekt politik që e kundërshton apo e pengon këtë proces.
Kemi ditë që po na shurdhohen veshët nga një lumë akuzash për gjysmën tjetër politike e shoqërore të Shqipërisë dhe fjalime patetike të tipit: “Ne po ju anëtarësojmë në NATO, pasi shkëputëm Shqipërinë nga kthetrat e krimit dhe korrupsionit, pasi përmes taksës së sheshtë arritëm që të mbledhim më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit dhe po shpenzojmë më shumë për forcat e armatosura, pasi kemi rritje dyshifrore të ekonomisë që na e ka zili e gjithë bota që sot po përjeton një krizë të ngjashme me atë të piramidave në Shqipërinë e vitit 1997”.
Kur dëgjon këtë paradë suksesesh të listuar në mënyrë diletante, e ke të vështirë të besosh se si ia arriti Kroacia vallë të anëtarësohej në NATO dhe për pak Maqedonia, e cila u bllokua vetëm si pasojë e vetos së ushtruar nga Greqia. Asnjë nga këto dy vende nuk pretendon se ka rritje ekonomike dyshifrore apo të jenë shkëputur nga kthetrat e krimit dhe korrupsionit. Madje, Kroacia, e cila gjerësisht konsiderohet si vendi më i përparuar në rajon, ka kërkuar mbështetjen e institucioneve ndërkombëtare dhe europiane për përballimin e krizës. Presidenti kroat, Mesiç, anuloi një pjesë të udhëtimeve jashtë vendit, pikërisht për të reduktuar shpenzimet në këtë kohë krize.
Retorika qeveritare po injoron edhe përqasjen në bllok që aplikon NATO ndaj vendeve aspirantë. “Karta e Partneritetit” ose “A 3” që përfshiu Shqipërinë, Kroacinë e Maqedoninë në vitin 2003, ishte tregues i qartë i vizionit të përbashkët të NATO-s për paqen e stabilitetin e Europës Jug-Lindore, i cili strukturoi rrugëtimin e këtyre vendeve drejt NATO-s, përmes ezaurimit të etapave të mëtejshme në Samitin e Stambollit (2004) dhe Samitin e Rigës (2006).
Për më tepër, ia vlen të theksohet se që nga viti 2003, strukturat e NATO-s i kanë vlerësuar në bllok Shqipërinë, Kroacinë e Maqedoninë si vende me shanse të barabarta për anëtarësim, në dallim nga procesi i anëtarësimit në BE, lavjerrësi i të cilit anon më shumë nga merita individuale se sa nga përqasja në bllok.
Në rast se anëtarësimi në NATO ka lidhje pikërisht me retorikën e mësipërme qeveritare, pyetja që nuk merr përgjigje është se çfarë pjese zë në morinë e reformave ngjarja tragjike e Gërdecit, të cilën disa e konsiderojnë “krim shtetëror”, disa të tjerë “akt të pastër korruptiv dhe kapje të shtetit”, të tjerë “dëshmi e kolapsit zinxhir të institucioneve shtetërore” e ca të tjerë “aksident teknologjik”.
Propaganda e bezdisshme së bashku me politikën e dasive “ne pro NATO-s” dhe “ju kundër NATO-s”, “ne pro reformave” dhe “ju kundër reformave” jo vetëm nuk mban në vëmendje faktet e parashtruara më sipër, por edhe një specifikë të Shqipërisë krahasuar me vendet ish-komuniste, ku mbi 90% e qytetarëve janë pro NATO-s dhe besojnë më shumë në të se sa në institucionet e shtetit shqiptar, e madje edhe më shumë se sa në Zot. Media ndërkombëtare raportonte jo pa habi kohët e fundit që edhe e veja e diktatorit Enver Hoxha mbështeste hyrjen në NATO.
Nuk është objekt i kësaj analize ndikimi që mund të ketë kjo përqasje elektorale e anëtarësimit në NATO tek qytetarët shqiptarë, pasi kam bindjen se shqiptarët kanë një gjykim më të esëllt se një pjesë e mirë e shtetarëve tanë dhe nuk e zëvendësojnë e as ngatërrojnë NATO-n me sfidat e përditshme të shoqërisë, por ndjej keqardhje tek sa shoh një mungesë të theksuar modestie e sens përgjegjshmërie, për këtë çast që duhet të shërbejë për ndërtimin e një epoke të re.
E njëjta situatë për fat të keq po përsëritet në mënyrë aspak të hijshme e serioze edhe me procesin e aplikimit për anëtarësim në BE dhe atë të liberalizimit të vizave, ku qeveria për fat të keq bën sikur nuk dëgjon apo nuk kupton qëndrimet që vijnë nga Komisioni Europian, dy herë vetëm javës që shkoi përmes Olli Rehn, duke mos e fshehur aspak ambicien e saj për ezaurimin e një akti politik, i cili nuk ka gjasa të shoqërohet me korrjen e fryteve konkrete.
Do të ishte e udhës që anëtarësimin në NATO ta kthenim në një histori suksesi duke përligjur në këtë mënyrë dëshirën e qytetarëve shqiptarë dhe besimin e partnerëve tanë euroatlantikë. Ky sukses fillon para së gjithash me garantimin e vullnetit popullor në zgjedhjet parlamentare të qershorit dhe heqjen e Shqipërisë nga harta e vendeve që ende nuk kanë zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme në përputhje me standardet ndërkombëtare. Pasi në analizë të fundit, NATO po transformohet dita ditës në një hapësirë lirie e demokracie dhe jo thjesht hapësirë sigurie.