“Edi Rama po e shkatërron PS-në, po afron militantë njëpërdorimësh”
Flet deputeti i pavarur, Gjovalin Kadeli
Deputeti Gjovalin Kadeli ka shpjeguar publikisht arsyet e largimit te tij nga Partia Socialiste. Ne një konference për shtyp ai tha se u detyra ta merrte ketë vendim për shkak te sjelljes se kryesocialistin Rama. “Jam larguar nga Partia Socialiste pasi kreu i saj bllokoi të gjitha aktivitetet e mia politike dhe pse kisha një kontribut te kjo forcë. Këto janë gabime që Rama ka kryer në vazhdimësi dhe nuk pendohet për gabimet e vazhdueshme gjë e cila do të çojë në një dështim të madh dhe të paimagjinueshëm”, vlerësoi ai. Kadeli theksoi se Rama s’ po largon eksponentët e Partisë Socialiste dhe elektoratin e tij dhe po i zëvendëson ata me militantë të përkohshëm, njëpërdorimësh. Duke u shprehur se e njeh mirë kryesocialistin, Kadeli ka bindjen se Rama nuk mund të jetë kryeministër. “Kur një lider krijohet nga turma, është sërish kjo turmë që e largon sërish”, u shpreh Kadeli, duke shtuar se e ka të pamundur ta mendojë Ramën si kryeministër duke e njohur atë nga afër. “Kam menduar gjithnjë se socialistët duhet të kishin një përfaqësim real dhe dinjitoz në qarkun e Lezhës,me vjen keq për kolegët e mi të cilët janë abandonuar nga Rama, por në fund të fundit kjo është natyra e këtij te fundit”. Kadeli falënderon Kryeministrin Berisha që e ka bërë pjesë të stafit të tij dhe garanton se në qarkun e Lezhës ai do të mbështetet nga shumë të majtë që ndihen të braktisur nga Rama.