“Edi Rama pretekste për bojkotin”
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, tha dje në një prononcim për mediat se bojkoti i Kuvendit nga PS-ja është pretekst i kreut të kësaj partie për t’u rikonfirmuar në procesin zgjedhor të 26 qershorit. “Kushtet e vëna nga opozita për të hyrë në parlament nuk janë gjë tjetër veçse pretekste për të motivuar qëndrimin dhe rimandatimin e kryetarit të PS-së, Edi Rama, në kundërshtim me frymën e statutit të PS-së”, tha Patozi. Duke iu referuar raportit të OSBE/ODIHR-t, Patozi tha se, “opozita nuk ka asnjë arsye reale, jo vetëm për të bojkotuar parlamentin, por për të thënë qoftë dhe një fjalë të vetme, të keqe për zgjedhjet, sepse nuk ka as edhe një argument të vetëm”.