Gripi, dyshohen edhe dy persona të tjerë
Listës së të dyshuarve nga gripi i derrit i janë shtuar edhe dy persona të tjerë. Ata janë paraqitur tre ditë më parë në spitalin Infektivit në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”. Sipas mjekëve të këtij shërbimi, rasti i parë që është paraqitur për trajtim pranë QSUT-së sapo është kthyer nga Britania e Madhe. Po ashtu, në urgjencën e Infektivit është paraqitur me temperaturë, kollë dhe simptoma të tjera të gripit të derrit, edhe një 14-vjeçar, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore dhe nuk ka paraqitur komplikacione të tjera, është larguar për në shtëpi. Ndërkohë pritet të vijnë nga Rumania përgjigjet për 70 monstra. Aktualisht numri zyrtar i të prekurve nga gripi i derrit në vendin tonë është 31. Monstra për ekzaminime dërgohen çdo ditë pranë laboratorit të Institutit të Shëndetit Publik. Laboratori i virologjisë që do të mundësojë analizat në vend, do të jetë gati vetëm në muajin tetor.