Përçahet PDI, deputeti Tahiri bojkoton forumet
Partia Drejtësi për Integrim e komunitetit çam ka mbledhur Këshillin Kombëtar për të përcaktuar platformën e saj tashmë si forcë politike që përfaqësohet në parlament me deputetin e Vlorës, Dashamir Tahiri. Por në këtë mbledhje ka munguar deputeti Tahiri, i cili deklaroi se e ka bojkotuar mbledhjen për shkak të mënyrës sesi kryetari Muhedini po drejton PDI-në. Në mbledhjen e këtij forumi kryetari Muhedini tha se, deputeti Tahiri duhet të votojë në parlament të gjitha nismat e ndërmarra nga maxhoranca. Sipas kreut të PDI, në rast se deputeti në ndonjë rast mund të votojë kundër bindjes së maxhorancës, partia do të distancohet publikisht nga ky qëndrim, duke e cilësuar atë si personal. PDI ngeli jashtë negociatave për postin e ministrit, pasi sipas kryeministrit ai nuk do të ndërhyjë në debatin e brendshëm të kësaj partie.