E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama reagon kundër hapjes së dosjeve me drejtuesin e Fondacionit “Qemal Stafa”

Saimir Tahiri lexon pamfletin e radhës të selisë së PS-së

TIRANE - Partia Socialiste nuk lëviz aspak nga pozicionet e veta përsa i përket ligjit të lustrimit. Në kundërpërgjigje të deklaratave të djeshme të kryeministrit Sali Berisha mbi ligjin  e dosjeve të komunizmit, kryesocialisti Edi Rama rinxorri pas shumë kohësh në skenë Saimir Tahirin, drejtuesin e Fondacionit “Qemal Stafa”, personazhit simbol të rinisë komuniste që pati një fund misterioz në 5 maj të vitit 1942. Tahiri lexoi para mediave një pamflet me akuza të egra ndaj liderit të së djathtës gatitur nga vetë kreu i selisë rozë, ku thuhej se PS jo vetëm nuk disatancohet nga qëndrimi kundër këtij ligjit por e sheh aplikimin e tij thjesht si një mjet me të cilin qeveria aktuale synon që të atakojë sistemin e drejtësisë për shkak të disa dosjeve hetimore.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›