E Diel, 1 Nëntor 2026

“Edi Rama si person nën hetim për 21 janarin, ka interes të fshehë gjurmët”

13-02-2013 / Gazeta 55

Ilir Rusmali, Kryetari i Komisionit të Ligjeve

Kryetari i Komisionit të Ligjeve të Kuvendit, Ilir Rusmali ka deklaruar se është rregull për njerëzit e drejtësisë që çështjet në proces nuk komentohen, drejtësia lihen e qetë deri kur proces i jepet fund në formën e prerë.
Në një prononcim për mediat, deputeti i PD, Rusmali theksoi, se “Rama çështjen e 21 janarin jo si një çështje të drejtësisë por si një çështje politike. Dhe e ka konsideruar të tillë kure  filloi,  organizoi dhe ekzekutoi, si dhe u përpoq  ta mbajë me zor në këmbë për fushatë politikë”.
Sipas tij, “Rama nuk ka temë asnjë ide për fushën por ka një kazus politik për të dalë në opinion. Edi Rama politikisht i ka marrë frytet e një politike mbi viktimat, por këtë mori një përgjigje qytetare në 8 majin e 2011, në zgjedhjet lokale”.
Më pas kryetari i Komisionit të Ligjeve, Rusmali theksoi se “për çështjen e 21 janarit gjykata e Tiranës, shprehet me vendim në mbrojtje të shtetit shqiptar, pa u futur në komponentët përbërës të procesit gjyqësorë. Pavarësisht nga bindjet politike, pavarësisht eksponentë të PS-ja kur flasin si profesionistë bien dakord se Prokurori ia ka bërë ‘atentat makabër’ trajtimit çështjes, por kjo ka similaritet për çka ka thënë edhe kryeministri Berisha kur çështja ishte e nxehtë, se prokuroria po ‘abuzon me çështjen’, për politizimin e prokurorisë në këtë çështje”.
Ndërkohë deputeti i PD Ilir Rusmali vuri në dukje se avokatët mbrojtës të të pandehurve ishin të bindur se provat e prokurorisë të çonin në rrugën e gabuar dhe padyshim çonin në këtë vendim të Gjykatës së Tiranës. 
Gjithashtu, Rusmali theksoi se “Ngjarja e 21 janarit nuk ndodhi rastësisht, pasi Garda Kombëtare nuk sulmoi qytetarët. Ngjarja ishte orkestruar dhe paralajmëruar më parë. Këtë janë vepra penale të parashikuara në kod dhe të hetueshme, si dhe të dënueshme. Konkluzionet  e Prokurorisë nuk shkon në këtë drejtim”.
Sipas Kryetari i Komisionit të Ligjeve të Kuvendit, Ilir Rusmali “ne sot kemi një kritikë të Ramës për një çështje gjyqësore, çka nuk është e drejtë moralisht. Kusht është Edi Rama?!. Lideri politik hesht, ai flet me pozicionin personit nën hetim. Ai ka qenë person me hetim në rastin e parë të 21 janarit, ai është i përfshirë në hetim nga prokuroria. Edi Rama po depiston hetimet për 21 janarin. Ai ka interes të fshehë gjurmët”.
Sipas tij, edhe bojkoti parlamentar i PS ditën e vendimit të Gjykatës ishte marrë nën nxitjen e Ramës për të mbajtur gjallë një çështje për fushatë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›