E Shtunë, 31 Tetor 2026

Westerberg: Shqipëria meriton të jetë pjesë e BE

>Kryetari i Parlamentit të Suedisë, Per Ëesterberg e ka cilësuar vendin tonë si pjesë të rëndësishme të Europës dhe si e tillë ajo meriton të jetë edhe pjesë e BE. Këtë deklaratë zoti Ëesterberg, e ka bërë gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Kryetaren e Kuvendit, znj. Jozefina Topalli. Kryeparlamentari i Suedisë, vendi i të cilit merr Presidencën e radhës së Bashkimit Europian në korrik të këtij viti, tha në ditën e parë të vizitës tre ditore në Shqipëri, se të gjitha partitë politike në Suedi mbështesin politikën e zgjerimit të BE-së dhe kjo do të reflektohet gjatë presidencës së tyre, në 6 mujorin e ardhshëm. Gjatë fjalës së tij ai vlerësoi ndryshimet në Shqipëri dhe sipas tij është mëse e qartë që Shqipëria dhe Ballkani po shohin drejt së ardhmes dhe vlerësoi faktin se Shqipëria ka luajtur një rol të madh e të rëndësishëm në paqen dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit. Në deklaratën e saj Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, theksoi se vendi ynë sheh tek Suedia një vend mik të çështjes shqiptare, sepse Suedia është në grupin e parë të vendeve që ratifikoi MSA-në Shqipëri-BE, po ashtu ndër të parët që njohu pavarësinë e Kosovës dhe një nga kontribueset kryesore në misionin EULEX. Për kryetaren e kuvendit kjo është shenjë e përkrahjes që ju i jepni aspiratës europiane të Shqipërisë, por edhe rajonit tonë. Në lidhje me investimet ekonomike, zonja Topalli është shprehur se vendi ynë mirëpret investimet suedeze. Kjo është e para vizitë e një kryetari të parlamentit të Suedisë, duke shënuar kështu hapjen e një etape të re në marrëdhëniet mes dy parlamenteve dhe dy vendeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›