Pone: Qytetarët pa dokument identifikimi, prioritet në pajisjen me karta
>Qytetarët që nuk kanë asnjë dokument identifikimi të vlefshëm për zgjedhjet do të kenë prioritet nga qeveria në pajisjen me kartat e reja. Kështu është shprehur zv.ministri i Brendshëm Poni gjatë analizës 1-vjeçare të Prefekturës së Tiranës. Gjatë fjalës së tij zv/ministri Poni ka deklaruar se të gjithë qytetarët që nuk kanë asnjë dokument identifikimi të vlefshëm për zgjedhjet do të kenë prioritet nga qeveria për pajisjen me kartat e reja.
Gjithashtu zv/ministri i Brendshëm tha se për herë të parë gjatë vitit 2008 u bë i mundur realizimi i certifikatës elektronike dhe pastrimi i regjistrit kombëtar nga dublikimet. Ai shtoi se, "qeverisja vendore aktualisht ka një nivel investimesh 15 herë më të lartë se në vitin 2005", theksoi të hënën zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Pone, gjatë analizës vjetore të Prefekturës së Qarkut të Tiranës. Sipas tij, viti 2008 ishte një vit historik përsa i përket marrëdhënieve mes qeverisë qëndrore dhe qeverisjeve vendore, të cilat ai i cilësoi marrëdhënie partneriteti të shkëlqyera dhe bashkëpunimi reciprok, që e kanë ndihmuar dhe nxitur zhvillimin" "Për herë të parë në 2008 u bë printimi elektronik i çertifikatave dhe jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë, një ndërmarrje kjo në përputhje me të gjitha standardet e Bashkimit Europian, duke u ndjekur me krijimin e netëork që lidhte Zyrat e Gjendjes Civile dhe Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, i adaptuar nga Regjistri Kombëtar i Ministrisë së Brendshme të Austrisë", tha z. Pone.
Duke folur për sistemin e adresave, zv/ministri i Brendshëm Pone u kërkoi kryetarëve të bashkive dhe komunave të qarkut të Tiranës që të shpejtojnë punën për vendosjen e emërtimeve dhe adresave të plota të qytetarëve. "Ne kemi vendosur pjesët publike të territorit, të gjitha rrugët e sheshet e Tiranës e kanë një emër. Ne synojmë që çdo ndërtesë të këtë një numër të caktuar dhe çdo hyrje, shkallë apo apartament të ketë numrin e caktuar", nënvizoi Pone, duke shtuar që të gjitha emërtimet e pjesëve publike të territorit t'i shpallin në zyrat e aplikimit. "Nëse ne kemi emërtimin e adresave atëherë do të krijojmë një database të saktë për sistemin e adresave, por nëse për qytetin e Tiranës ajo ka specifikat e saj që gjithsesi nuk e justifikojnë vonesën, në të gjitha bashkitë e komunat e Tiranës duhet ta kemi të përfunduar dhe Prefektura duhet ta ndjekë këtë proces", tha zv/ministri Pone.