E Diel, 1 Nëntor 2026

PD-ja më e favorizuar në muajin e tragjedisë së Gërdecit,se sa në muajin e futjes së Shqipërisë në NATO

Zogb(y) publikoi dje fotokopjen e dy sondazheve të mëparshme të G 99-ës

TIRANE - Zogby, kompania e shpallur si prestigjioze në organizim sondazhesh nga G 99-ëshat që e kanë marrë “me mëditje” për ca muaj, publikoi dje të dhënat e saj këtë muaj, për arsye që nuk kanë ndonjë rëndësi, një ditë më parë nga çdo datë 10 sikurse ishim familjarizuar për muajt janar e shkurt, kur kemi ngelur me gojë hapur nga puna e Zogby-t. Fakti që këtë muaj, Zogby erdhi një ditë më shpejt mes nesh, ishte e vetmja gjë interesante, apo e thënë ndryshe, “lajmi i ri” që na mundësoi kjo kompani në muajin e artë, që i është dëgjuar emri në Shqipëri. Për sa i përket të tjerave, sigurisht që duhet të përbënin pjesën më kryesore, pra shifrat, ato ishin pjesa më e parëndësishme, sepse nuk ishin asgjë më shumë se fotokopje të dy palë rezultateve të publikuara në dy muajt pararendës.
Megjithatë sondazhi i djeshëm nuk kishte harruar të bënte kujdes, për ti kënaqur të gjithë faktorët. Këtë e kishte bërë në mënyrën më bajate, duke nxjerrë herë njërën parti apo lider në krye të sondazhit për një pyetje të caktuar dhe herë duke ju ndërruar vendet partive e liderëve në renditjen pas përgjigjeve të pyetjes tjetër. Sipas rastit në qejfbërjen e të gjithëve, shfrytëzoheshin votat e të vendosurve apo të vendosurve që Zogby kishte marr mundimin ti pyeste me durim.
Për sondazhin më të fundit të Zogby-n, qiramarrëseve të G 99-ës, binte në sy edhe diçka tjetër, që nuk kishte se si të mos linte pa mend. Ndërsa në sondazhin e shkuar, kur opozita, ndodhej në vigjilje të “festës madhështore” të përvjetorit të parë të tragjedisë së Gërdecit, PD-ja kishte pësuar një rritje me 4 për qind, krahasuar me sondazhin e parë, në sondazhin më të fundit, ku ende atmosfera e futjes së Shqipërisë në NATO është prezente,dhe roli i mazhorancës dhe Kryeministrit Sali Berisha është i padiskutueshëm, efektet e kësaj arritje janë shumë më të vogla për PD-ën, këtë herë krahasuar me akuzat e saj për tragjedinë e Gërdecit. E thënë me gjuhën e shifrave,  PD-ja këtë muaj kishte pësuar një rritje me 2 për qind, krahasuar me muajin e kaluar. Sërish, për këtë pikë të sondazhit, Zogb-y i G 99-ës ende vazhdon të besojë se hyrja e Shqipërisë në NATO, për PD-ën, është ngjarje me më pak efekt në radhët e mbështetësve të saj, se sa, tragjedia e Gërdecit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›