E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga 1 maji, pagat dhe pensionet do të jenë dy herë më të larta se 4 vite më parë

Siguron kryeministri

TIRANE - Duke i dhënë fund të gjitha spekulimeve dhe deklaratave të ditëve të fundit të disa eksponentëve të Partisë Socialiste, që të mos rriten pagat dhe pensionet, kryeministri Sali Berisha, garantoi dje se qeveria rrit më 1 maj, pensionet dhe pagat.
“Unë kam bindjen se këto 3 vjet e 8 muaj, kanë bindur çdo qytetar të vendit, çdo shqiptar, se kjo qeveri, fshatin e braktisur nga qeveria e mëparshme, e vendosi në qendër të vëmendjes. Ne premtuam dyfishimin e pensionit në fshat. Ju garantoj se nga 1 maji, çdo pensionist në fshat do të marrë një pension 2 herë më të madh se 4 vite më parë. Ju garantoj se ky është vetëm hapi i parë, sepse ne do të zhdukim përfundimit diferencimin pensionit të fshatit dhe qytetit dhe do të shkojmë drejt barazimit të plotë të pensioneve”, nënvizoi Berisha. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›