Problemet e procesit zgjedhor në gjithë vendin
01/07/2009 Shkodër, probleme në një zonë në Shkodër, tërësisht i bllokuar procesi në Bushat
Tërhiqen komisionerët e majtë, pezullohet numërimi
SHKODER- Numërimi i kutive të fundit në KZAZ-të e qarkut të Shkodrës është shoqëruar me probleme ndër më të rëndat e këtij procesi të zgjedhjeve parlamentare 2009.
Ngërçet
Në KZAZ numër 42 që përfshin zonën e mbi Shkodrës procesi i numërimit të votave është ndërprerë në orën 06:00 të mëngjesit të djeshëm. Shkak është bërë ndërhyrja e kandidatit për deputet i PS-së Tomë Doshi, i cili ka tërhequr komisionerët e partisë që ai përfaqëson. Me komisionerët e PS-së kanë tërhequr dhe ata të PBDNJ-së si forca aleate. Ndërprerja e numërimit ka ndodhur kur kishin mbetur vetëm dy kutitë e fundit. Drejtuesit e kësaj KZAZ njoftuan KQZ për ndërprerjen e votimit për shkak të kësaj anomalie. Vetëm në orën 17:00 ka rifilluar numërimi i dy kutive të mbetura, pasi sipas udhëzimeve të KQZ-së numri i komisionerëve përfaqësues të partive të ndryshme është i mjaftueshëm për realizimin e procesit në fjalë. Ndërkohë në KZAZ numër 41 në Bushat, rreth orës 14:00 është ndërprerë plotësisht procesi i numërimit të votave për shkak të dorëheqjes së parevokueshme të kreut të kësaj KZAZ-je Ëngjëll Shuku. Sipas vetë deklaratës së Shukut, dorëheqja e tij është bërë për arsye të ngarkesës së madhe psikologjike, mendore dhe fizike. Në të njëjtën kohë është dorëhequr dhe nënkryetari i kësaj KZAZ-je, Agim Bushati, i cili prezantoi para medias dhe komisionerët e rinj të miratuar nga KQZ. Pavarësisht miratimit të komisionerëve zëvendësues Shuku deklaroi se procesi nuk mund të vazhdojë derisa të paraqitet përfaqësuesi i KQZ-së, i cili duhet të marrë në dorëzim çelësin, vulën dhe pultin. Ndërkohë akuza kanë ardhur nga krahu i djathtë, të cilët kanë akuzuar kandidatin për deputet të PS-së Tomë Doshin se po përpiqet të pezullojë procesin e numërimit në zonën e Bushatit.
Gramsh, ndërpritet energjia elektrike
Elbasan, PD e PS fitojnë në bastionet e njëri-tjetrit
ELBASAN- Gara më e fortë gjatë ditës së djeshme ka qenë në Elbasan ku edhe pse numërimi ka vazhduar me shumë ngadalësi. Vëmendja është përqendruar në KZAZ nr 12 që administron 97 qendra votimi të qytetit Elbasan. Për shkak të parregullsive teknike kjo KZAZ ka lënë mënjanë kutitë me numër 2321 dhe 2316/1 për të cilat nuk është marrë ende një vendim. Sipas komisionerit rajonal të zgjedhjeve, Dhimitër Zografi, këto kuti do të merren në shqyrtim nga KZAZ dhe vetëm nëse nuk gjendet konsensusi do të përcillen për në KQZ në Tiranë. Kutitë kanë mangësi të tilla si vendosja e shenjës për subjektin jo në vendin e duhur, mungesa e numrave të kartave të identitetit apo pasaportave etj. Votat e këtyre kutive nuk janë llogaritur në rezultatin provizor. Në orët e para të mëngjesit në këtë qendër Partia Socialiste udhëhiqte me mbi 1000 vota. Por rezultati filloi të përmbysej gjatë ditës. Gjatë pasdites dhe orëve të para të mbrëmjes, PD ka qenë fituese në mjaft qendra votimi. PD ka pasur rezultate surprizë në disa zona që kanë qenë bastione të së majtës si në Belësh dhe disa fshatra të Dumresë, në Peqin etj, ndërkohë që rezultat pozitiv ka pasur PS në bastione të njohura të PD-së. Gara në Elbasan ka marrë vëmendje mjaft të madhe sepse diskutohej mandati i një deputeti për të dy kahet politikë. Ajo çfarë është cilësuar mjaft problematike ka qenë ndalesa dhe vonesat e krijuara nga komisionet e numërimit. Ndërkohë Gramshi ka mbetur për disa orë pa energji elektrike në mesditën e së martës. Banorët janë vënë në dyshime për mungesën e energjisë madje e kanë cilësuar këtë si hakmarrje partiake, pasi ky rreth votoi me mbi 2 mijë vota Partinë Socialiste. Ndërkohë justifikimi që ata kanë marrë është një defekt në rrjet. Surpriza e Elbasanit dhe bastion i PD-së në këto zgjedhje është zbuluar Burgu i Peqinit ku PD-ja ka fituar me 90% të votave.
Akuza për pengim të rezultateve
Ndërpritet numërimi për disa orë, u larguan komisionerët
FIER- Gjatë ditës së djeshme është ndërprerë numërimi i votave në KZAZ-në numër 18 në Fier në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Shkak kanë qenë komisionerët e Partisë Demokratike, të cilët janë larguar nga procesi i numërimit për shkak të lodhjes fizike të tyre. Kjo ka sjellë edhe deklarime të ndryshme nga kampet politike, të cilat janë shtuar mesditën e djeshme. Ka qenë PS ajo që nëpërmjet z. Kastriot Islami në natën e mbrëmshme, i ka bërë thirrje PD-së që të nxisë komisionerët për të vazhduar punën e mbetur. Por në të njëjtën kohë edhe komisionerët socialistë janë larguar nga KZAZ duke e mbyllur atë për një interval disaorësh. Sipas komisionerëve të PS dhe PD, lënia e procesit të numërimit në orën 1 të mëngjesit të ditës së martë ka qenë thjesht për arsye njerëzore dhe jo politike. Përfaqësuesit e PS-së në këtë KZAZ e kanë cilësuar këtë akt si një manovër të PD-së për të manipuluar procesin.“Arsyeja e largimit të vëzhguesve të PS-së nuk qëndron pasi lodhja është e barabartë për të dyja palët. Të gjithë anëtarët e numërimit janë për të kryer detyrën dhe nuk është arsye lodhja, por kur diferenca u bë e madhe atëherë vëzhguesit e PD-së u larguan në mënyrë demonstrative nga numërimi i votave”, është shprehur përfaqësuesi i PS-së. Në këtë qark duhet të numërohen gjithsej 488 qendra votimi. Dje procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 2 qendra në rrethin e Lushnjës dhe të Mallakastrës. Ndërkohë me ritme të ngadalta ka ecur numërimi i votave në KZAZ nr 20 në qytetin e Fierit, nga 7 grupet e numërimit, instaluar në shkollën e mesme “Perikli Ikonomi”. Janë numëruar fletët e votimit të komunave Cakran, Levan, Dërmënas, Frakull. Procesi i votimit është ndërprerë vetëm 7 orë gjatë natës për shkak të lodhjes.
Shkak parregullsitë në kuti
Korçë, 2 KZAZ mbajnë peng rezultatet
KORÇE- Gjatë ditës së djeshme 2 Komisione Zonale të Administrimit të zgjedhjeve ( KZAZ) të qytetit të Korçës do të mbajnë peng nxjerrjen e rezultatit përfundimtar. Shkak për këtë gjë janë bërë parregullsitë e gjetura në fletët e votimeve dhe mungesa, (mosgjetja) e një procesverbali. Për këtë arsye është kërkuar vendimi i KQZ që këto dy komisione të dalin nga ngërçi ku kishin mbetur. Pritet që numërimi i fletëvotimeve të mbetura në kutitë e panumëruara deri tani, do të bëhet vetëm në orët e para të mëngjesit, çka do të thotë se udha për nxjerrjen e rezultateve përfundimtare do të bëhet e mundur vetëm ditën e mërkurë. Problemet e përmendura më sipër, bëjnë fjalë për KZAZ nr 29 dhe nr 30, ku e para përfshin 10 komuna dhe bashkinë e Maliqit me 89 qendra votimi, ndërsa e dyta përmbledh 5 komuna me 60 qendra votimi, ku bëjnë pjesë komuna Pojan, Liqenas, Pirg, Vreshtas dhe Libonik. Në KZAZ nr 30, e cila ndodhet te Pallati i Sportit, ka mundur të përfundojë procesin e numërimit të fletëvotimeve përveç një kutie që i përket fshatit Pirg, pasi numëruesit dhe komisionerët nuk kanë gjetur në këtë kuti procesverbalin. Ndërkaq probleme janë evidentuar edhe në KZAZ nr 29 të qytetit të Korçës. Nga ky komision janë lënë pa numëruar tre kuti votimi, pasi tek fletëvotimet që përmbanin ato nuk kishte qenë i shënuar numri i letërnjoftimit apo pasaportës për jashtë shtetit.
Të djathtët: Janë fletë të pavlefshme
Vlorë sherr mes komisionerëve për 6 kuti
VLORE- Mosmarrëveshjet mes komisionerëve të PD-së dhe PS-së është bërë shkak për ndërprerjen e procesit të numërimit të votave në KZAZ-në e Bashkisë së Vlorës. Debati ka nisur për procesverbalet shoqëruese të 6 kutive të votimit, në qendrën e numërimit të votave në KZAZ nr. 61, në Pallatin e Sportit të qytetit. Vend ku procesi është ndërprerë rreth orës 09: 15 të ditës së sotme, kur kishin mbetur ende pa u numëruar edhe 6 kuti votimi nga 86 kuti gjithsej. Sipas pretendimeve, komisionerët e PD-së pretenduan se në 6 kutitë janë fletë të pavlefshme, si dhe vula të dëmtuara dhe kanë kërkuar të mos numërohen, ndërsa PS-ja dhe përfaqësues të LSI -së thanë se në kuti mund të ketë vetëm disa fletë të pavlefshme dhe kërkon numërimin e tyre, pasi mund të ndikojnë në rezultat, duke e quajtur bllokimin të qëllimshëm nga ana e komisionerëve të PD-së sepse në këto kuti kanë votuar banorë me bindje të majtë. Mbas shumë debatesh procesi u pezullua deri sa KQZ mori një vendim, i cili mbas disa orë pezullimi vendosi të hap 6 kutitë dhe të numëroheshin votat. Mbas rifillimit të procesit gjatë numërimit një kuti doli e pavlefshme, ndërsa kutit e tjera u numëruan, por nuk pati ndonjë ndryshim në renditje të subjekteve. Po gjithashtu nuk pati asnjë kundërshtim apo kontestim nga asnjë palë në përfundim të numërimit .
U mohohen stilolapsat komisionerëve
Kontestohet një kuti, përcillet për verifikim në KQZ
BERAT- Gjatë procesit të numërimit në qarkun e Beratit ka mbizotëruar situatë e qetë, ndërsa simpatizantë, por procedurat ligjore për të çuar përfundimet e zgjedhjeve me proces verbal në KQZ-në e qendrës, është bërë më vonesë nga anëtarët e kryesisë së kësaj KZAZ-je. Sipas kryetarit të KZAZ-së të rrethit të Beratit, Krenar Suku, ku janë numëruar 54 kuti votimi, një kuti nuk është numëruar për shkak të parregullsive dhe me vendim të komisionit është kontestuar duke e përcjell për verifikim dhe numërim në KQZ. Ndërsa në rrethin e Skraparit ku janë numëruar 66 kuti votimi procesi i numërimit të votave ka përfunduar më shpejt se në rrethet e tjera, ndërsa fakti i këtij përfundimi në kohë reale tregon se gjatë procesit nuk ka pasur asnjë pengesë. Po kështu në rrethin e Kuçovës ku janë numëruar 47 kuti votimi procesi i numërimit të votave ka filluar me vonesë për shkak të debateve që ka pasur mes kandidatëve për deputetë, simpatizantëve dhe anëtarëve të forcave politike me anëtarë të komisionit për procedurat që do ndiqeshin gjatë procesit të numërimit të votave nga anëtarët e grupit të numërimit. Ka qenë pikërisht kandidati për deputet i Partisë Republikane, i cili ka kërkuar që anëtarë të grupit të numërimit të votave mos t’u lejohej asnjë stilolaps gjatë procesit të numërimit për shkak të dyshimit se ndonjë anëtar do të nxirrte fletë votimi të pavlefshme ndaj kundërshtarit. Gjithashtu në Urën Vajgurore procesi i numërimit të votave ka filluar me vonesë pasi KZAZ-ja e kësaj bashkie ka përfshirë në votim dhe qendrat e votimit të komunave të Beratit ku gjithsej kanë qenë 130 kuti votimi.