E Diel, 1 Nëntor 2026

“Edi Rama u bie sirenave të kriminelëve, i tmerruar për daljen çdo ditë të lidhjeve të tij me krimin”

Reagon PD-ja pas akuzave dhe shpifjeve të Edi Ramës në Kongresin e Jashtëzakonshëm

TIRANE – Partia Demokratike e konsideron si shpifje ordinere deklaratën e Edi Ramës në Kongresin e Jashtëzakonshëm, për zgjedhje të manipuluara, që çuan në humbjen e Partisë Socialiste.
Zëdhënësja e selisë blu në një konferencë për shtyp deklaroi se, “Edi Rama doli sot para mediave, për të zhurmuar Kongresin, me të cilin riktheu standardet e atit të tij shpirtëror Enver Hoxhёs, nga ku nxori jashtë mediat kur folën kundёrshtarёt e tij”.
Zëdhënësja e PD-së e quajti këtë shpifje, një akt kriminal, të ngjashëm me atë të Dritan Dajtit, që varu ka oficerë police.
“Pas aktit terrorist të Dritan Dajtit, nё tё cilin ranë nё krye tё detyrës 4 Policë, Edi Rama akuzoi sërish pa asnjë fakt se zgjedhjet u morën me kriminelë të liruar nga burgjet”, u shpreh zëdhënësja e PD-së.
Lidhur me këto akuza, zëdhënësja e PD-së, komentoi më tej se, ato janë “shpifje tё ulëta ordinere të një paranojaku, që nё 45 minuta fjalim nuk gjeti dot qoftë edhe një fjalë të vetme përgjegjësie për humbjen e zgjedhjeve nga partia e tij, por akuzon dhe vetёm akuzon pa paraqitur as edhe një fakt të vetëm. Informojmë opinionin publik, vijon reagimi i PD, se lejimi me leje i të burgosurve çdo javë dhe çdo muaj ёshtё një procedurë standarde e zakonshme nё burgjet e çdo vendi të lirë dhe kjo ёshtё edhe nё Shqipëri”.
Më tej, zëdhënësja e PD-së ka evidentuar një precedent i cili sipas saj “rasti i vetёm i keqsjelljes së të liruarve ka qenë rasti i Emiljano Kecit, i cili pasi mori leje për dalje nga burgu, u kthye nё bodyguardin e armatosur të Blendi Klosit, për të cilën dhe u ndalua nga policia. Madje rikthimi i tij nё institucionet e vuajtjes së dënimit solli dhe protestat e ashpra të vetë Blendi Klosit. Edi Rama u bie sirenave të kriminelëve i tmerruar nga parandjenja se çdo ditë do tё dalin nё dritë lidhjet e tij me krimin dhe organizatat kriminale që  po vendosen para ligjit”, përfundoi zëdhënësja e PD-së.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›