Presidenti firmos ligjet e kontestuara nga opozita
09/04/2009 Dekretohet nisma për legalizimin
Presidenti i Republikës Bamir Topi ka dekretuar dje dy ligje të debatuara dhe të kontestuara fort nga deputetët e opozitës: nisma e deputetëve të PD-së për ndryshimin ligjit të legalizimit si dhe ulja me 0.9 % të taksës së investimit. Ndryshimi i ligjit nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” synon kalimin e disa kompetencave të pushtetit vendor tek ALUIZNI. Sipas tij, të gjitha kompetencat e parashikuara për zyrat e urbanistikës dhe të këshillave të qarkut, kur nuk ushtrohen nga këto të fundit brenda afateve ligjore, i merr përsipër ALUIZNI. Gjithashtu propozohet futja në këtë proces edhe i qeverisë, e cila me vendim përcakton afatet, mënyrën dhe kohën e ushtrimit të këtyre përgjegjësive. Nisma është cilësuar nga deputetët e opozitës antikushtetuese dhe një precedent të rrezikshëm. Gjithashtu kreu i shtetit shqiptar ka hedhur firmën e dekretimit të miratimit të ndryshmit të ligjit “Për urbanistikën”, që synon uljen e tarifës nga 1 % në 0.1 % të vlerës së investimit për projektet e infrastrukturës. Deputetët e opozitës akuzuan qeverinë se përmes kësaj uljeje synon të favorizojë disa biznese me rastin e financimit të fushatës së saj elektorale. Tarifa në masën 0.1 % e vlerës së investimit paguhet për projektet e infrastrukturës, për ndërtimin e rrugëve ndërkombëtare, të porteve aeroporteve, tuneleve, digave, ndërtimit të infrastrukturës në energji, përfshi makineritë dhe pajisjet për këto projekte, përpara marrjes së dokumentit të lejes së ndërtimit. Ajo depozitohet për llogari të financimit të studimeve urbanistike të pushtetit vendor. Projekti nuk ka fuqi prapaveprues. Një ligj shumë i rëndësishëm i dekretuar nga Presidenti Topi është edhe ai që parashikon ndryshime në ligjin “Për sigurimin e depozitave”. Përmes tij garantohet sigurimi i depozitave deri në 2.5 milionë lekë.