Shqiptarët në Itali, model për tu ndjekur
14/12/2010 Fondacionit ISMU regjistron 575 mijë emigrantë shqiptarë, ulet shkalla e kriminalitetit
Pasqyrë e shifrave të emigracionit në Itali, kriza prek edhe punësimin
MILANO- Deri më tani në shtetin fqinj të Italisë rezultojnë të regjistruar zyrtarisht 575 mijë emigrantë shqiptarë. Të gjitha të dhënat duket se janë në favor të bashkëkombësve tanë, të cilët përbëjnë një model që duhet ndjekur, për sa i përket përshtatjes me realitetin italian, investimit në fushën e arsimit dhe uljen e shkallës së kriminalitetit. Shifrat u paraqitën nga raporti i fundit i fondacionit ISMU në fushën e emigracionit, paraqitur dje në Milano. Kriza ekonomike është ndjerë bindshëm edhe nga emigrantët e huaj në Itali, ku për 6 muajt e parë të vitit mbërritën 100 mijë më pak, krahasuar me vitet e kaluara. Emigrantë të rregullt që vijnë në Itali, që janë regjistruar në gjysmën e parë të 2010 janë më pak se 100 mijë (-40%) se sa para krizës. Kombësia rumune kryeson me një milion e 112 mijë, (22% e totalit), e ndjekur nga marokenët 586 mijë dhe shqiptarët 575 mijë. Tregjet e punës janë pjesë të rëndësishme të studimit. Punësimi i italianëve tregon një rënie të mëtejshme në krahasim me 2009-ën, ndërsa puna për të huajt është rritur me mbi 10% dhe 14%. Të huajt përbëjnë më shumë se 8% të punësimit total dhe gati 9% të punësimit. Shifra e emigrantëve pa punë dhe pa lejen e qëndrimit ka arritur në 287 mijë dhe ka pësuar një rritje prej 40%. Shkalla e papunësisë u rrit nga 10,5% në tremujorin e parë 2009 në 13% në tremujorin e parë të 2010-ës. Përkeqësimi i prek kryesisht burrat, për të cilët rastet e papunësisë u rritën nga 9,1% në 12%. Edhe gratë, punëtorët e brendshme dhe kujdestare për familjet italiane, kanë pësuar rritjen e papunësisë gjatë të njëjtës periudhë, 12,4-14,3%. Shqetësimet e shtetasve të huaj, të cilët humbasin vendet e tyre janë të lidhura me kohëzgjatjen prej gjashtë muajsh të lejes. Shifra e të punësuarve me një status të punëtorëve të huaj ka arritur në 1 milion e 662 mijë. Çdo vit aktivizohet rreth 37 mijë biznese të reja të hapura prej tyre. Edhe më pak taksa paguajnë emigrantët. Në mesatare në mes të tatimeve personale, kontributet sociale dhe ICI kemi 6407 euro për italianët, 5.921 euro për emigrantët brenda BE-së dhe 5.735 euro për ata që sjanë në BE. Më shumë punë është ofruar në Veri të Italisë.