E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha reformë të shkëlqyer në polici

14/12/2010  Intervista e Rob Wainwright, Drejtor i Europol, per gazetaren e Klan Erisa Zykaj

Ju keni shprehur shqetësimin për armë zjarri që vijnë nga Ballkani si kallashnikovë dhe shërbejnë për rrëmbimin e bankave në Europë. Nga vijnë këto armë?

“ Këto armë vijnë nga shumica e vendeve të ish-Jugosllavisë, ku ka patur konflikte. Nuk ka një vend specifik nga i cili vijnë këto armë, por rajoni i Ballkant është në përgjithësi përgjegjës për qarkullimin e tyre në territorin e BE-së. Duhet të them, se nuk është i vetmi problem që kemi. Ne përballemi gjithashtu edhe me qarkullimin e armëve të rënda të zjarrit nëpërmjet internetit, që vijnë nga burime jashtë Europës,. Gjithsesi Europa Juglinodre mbetet një prioritet për luftimin e trafikut të armëve.

A është e vërtetë që në takimin që keni patur me ministrat e brendshëm dhe zyrtarët e Ballkanit, keni përmendur Shqipërinë si një shembull i mirë bashkëpunimi me Europolin?

Po, është e vërtetë. Kisha kënaqësi që gjatë takimit që pata me ministrat e Ballkanit të nënvizoja punën e që është bërë midis Shqipërisë dhe Europolit për marrëveshjen që do të nënshkruajmë së shpejti mbi bashkëpunimin operacional midis Europolit dhe Shqipërisë, marrëveshje që do të transformojë marrëdhëniet e Europolit me Shqipërinë. Përgëzoj veçanërisht ministrin Basha për lidershipin e tij lidhur me modernizimin e policisë në Shqipëri dhe veçanërisht për bashkëpunimin e tij miqësor me mua dhe me organizatën time.

A ka kontribuar lufta kundër krimit për liberalzimin e vizave, pasi ishte një kusht i rëndësishëm për këtë?

Ka një ndërgjegjësim gjithnjë e më të madhe për luftën kundër krimit të organizuar në rajon dhe është e vërtet që diskutuam shumë mbi këtë.

Cfarë kërkon Europoli më shumë nga vendet e Ballkanit?

Ne i kërkojmë vendeve të rajonit që ta bëjnë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit një prioritet të vërtetë dhe të investojnë në forcimin e shtetit ligjor dhe strukturat e rendit , që ti japin instrumentat e duhura forcave të policisë për të kryer siç duhet punën e tyre dhe që të bashkëpunojnë me Europolin, agjencitë policore europaine për të ndarë informacionin dhe të bashkëvepruar forcat në luftimin e terrorristëve më të rrezikëshëm në rajon.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›