E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Edil Al”, tani shitja e shtëpive edhe on-line



“Edil Al”, gjiganti dhe lideri i industrisë së ndërtimi në vendin tonë, ka gjetur tashmë edhe rrugën më të shkurtër për të ardhur sa më pranë klientit. çdo kush që ka kërkuar prej kohësh të ketë shtëpinë e ëndrrave të tij, tani këtë mund ta realizojë fare mirë nëpërmjet shërbimit më të ri që gjiganti “Edil Al” vë në dispozicion të cilitdo. Bëhet fjalë për web-sitin më të ri “www.edilal.com”, të cilin kjo kompani e ka realizuar së fundi dhe që nuk është vetëm një faqe interneti ku mund të mësosh rreth kësaj kompanie, por një faqe e vërtet shërbimesh për të blerë ose prenotuar shtëpi dhe çfarëdo lloj aktivitetesh të tjera nëpërmjet aplikimeve on-line. Për këtë shërbim të ri, i cili krijon lehtësira të mëdha për të gjithë klientët e kësaj kompanie, Drejtoresha e Marketingut të “Edil Al”, Zhaklina Rira, shpjegon disa detaje të rëndësishme. “Kompania është tashmë e njohur për cilësinë e saj të pakonkurrueshme në treg dhe përveç ofertave të vazhdueshme për klientët e saj, si ajo e financimit deri në 70 për qind të vlerës së shtëpisë, tashmë vjen me afër klientëve të saj, dhe me faqen ueb më të re, “www.edilal.com”. Në këtë mënyrë kompania u jep të gjithë klientëve të interesuar komoditetin që nga shtëpia e tyre, të marrin të gjithë informacionin e nevojshëm mbi të gjitha mundësitë për të investuar në prona, me ofertat e momentit”, - deklaron drejtoresha Rira. Sipas saj, “në këtë mënyrë ne nuk mbetemi vetëm te prezantimi i kompanisë tonë, sikurse është në çdo ueb-sit, por kjo është një mënyrë për të fuqizuar akoma më shumë shërbimin ndaj klientit”. Kështu shërbimi më i ri në internet, i mundësuar nga gjiganti “Edil Al”, u jep mundësinë të gjithë të interesuarve dhe klientëve të kësaj kompanie që në rrugë elektronike të arrijnë të gjejnë, përzgjedhin dhe shikojnë shtëpinë që kanë kërkuar. Të dhënat në faqen ueb janë të detajuara, duke filluar që nga vendndodhja, planimetria, projekti, arredimi dhe pamja e godinës. Po kështu, nëse të interesuarit janë një subjekt biznesi dhe kërkojnë që të blejnë një pronë, “Edil Al” ua mundëson nëpërmjet kësaj faqeje interneti, e cila është lehtësisht e aksesueshme dhe e sjell produktin në mënyrë të drejtpërdrejtë tek të interesuarit. Kompania ka menduar për të gjithë ata që jetojnë jashtë Tiranës apo dhe jashtë vendit, duke krijuar këtë lehtësi për të treguar on-line çdo gjë që ka lidhje me ndërtimin. Me anë të këtij web-siti, kompania hedh në treg ambientet e 3 komplekseve gjigante që janë: “Kristal 2”, “Gjelbërimi” dhe “Syri i Liqenit”. Të gjitha këto komplekse banimi dhe biznesi janë me gjelbërim dhe kanë në brendësi qendra tregtare, kënde lojërash për fëmijët, parkime për automjetet dhe mjaft ambiente të tjera multifunksionale. Kështu përsa i përket të rejave, kompania “Edil Al” përveç ofertave më të mira në tregun e ndërtimit dhe cilësisë së pakrahasueshme, sjell më të fundit që është ky web-sit për të blerë çdo gjë komode dhe praktike për ju. Të gjithë ata persona ose subjekte që do të regjistrohen në webin e kompanisë “Edil Al”, që është “www.edilal.com”, do të përfitojnë 4 për qind ulje të çmimit. Kompania me anë të këtyre ofertave dëshiron që të zgjoj dëshirën e të gjithë shqiptarëve, për të njohur çdo gjë të re mbi tregun e ndërtimit, si dhe për të bërë sa më të lehtë procesin e blerjes së pronës tuaj. Ky web-sit do të jetë pjesë e pandashme e cilësisë së shërbimit ndaj klientit, që kjo kompani ofron në treg.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›