E Diel, 1 Nëntor 2026

Spitali i Shkodrës, brenda 2010 me skaner e rezonancë



Dy ekzaminime të reja shumë të rëndësishme skaner dhe rezonancë manjetike do t’i shtohen spitalit të Shkodrës gjatë këtij viti. Futja e dy aparaturave të tilla do të shkurtojë kohën e diagnozës. Kështu të gjithë qytetarët shkodranë nuk do të harxhojnë kohë, por do të marrin një shërbim cilësor karshi çmimeve konkurruese. Në të njëjtën kohë, urgjencës së spitalit do t’i shtohet dhe një sallë operacioni. Motoja e punës tonë është reforma që ndryshon shëndetësinë”. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, e bëri këtë deklaratë gjatë analizës vjetore të sistemit parësor dhe spitalor në Qarkun e Shkodrës, ku ishin të pranishëm dhe Prefekti i këtij Qarku Maxhit Cungi dhe kryetari i bashkisë Lorenc Luka. Gjatë fjalës së tij z. Vasili është ndalur gjatë në situatën e fundit të përmbytjeve dhe mënyrën sesi u përballua ajo nga sistemi shëndetësor i këtij qarku. “Eshtë kënaqësi dyfishe pune, jo vetëm për sa i takon analizës, por dhe faktit që takohemi në një normalitet të ri pas vështirësive të kaluara së bashku në përballimin me sukses të plotë të katastrofës dhe një bashkëpunimi intensiv” -tha Vasili. Rreth 25 mijë vizita mjekësore janë kryer vitin që shkoi nga mjekë të familjes, në këtë qark ndër to 3074 kanë qenë vizita pediatrie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›