Edin Xheko kërkohet edhe nga Liverpuli
Interesimi
Liverpul ka vënë Edin Xhekon në shënjestrën e tyre si zëvendësues të Fernando Torres, nëse ky i fundit largohet nga “Anfield” këtë verë, është bërë e ditur në “Daily Mail”. Xheko, 24 vjeç, ka qenë golashënuesi më i mirë i Bundesligës sezonin e fundit dhe shënimi i shpeshtë i golave nga ai ka zgjuar interesim e shumë klubeve të mëdha, duke përfshirë Milanin, çelsin dhe Mançester Sitin. Megjithatë, raporti njofton se trajneri i ri i Volfsburgut, Stive MekKlaren, do të mundohet të nxjerrë sa më shumë që të mundë nga ylli i klubit gjerman.
#