Frey, gati të kalojë te Man. Utd ose Arsenal
Dëshira
Portieri i Fiorentinës, Sebastien Frey, i ka hapur dyert për një kalim të mundshëm në Premier League. 30-vjeçari është nën kontratë më violët deri në qershor të vitit 2013, por ka qenë në shënjestër nga gjigantët e Premier League, siç janë Mançester Junajtid dhe Arsenali. Shkaku kryesor i largimit të mundshëm është se Fiorentina vitin e ardhshëm nuk bën pjesë në Champions League. Ndërkohë që vetë Mançester Junajtid do të kërkonte një portier të denjë për të zëvendësuar veteranin holandez, Van Der Sar, i cili gjithsesi vazhdon të ruajë një formë të mirë.
#