E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo nuk duhet të kritikohet nga askush

Murinjo

Derisa agjenti i Zhoze Murinjos, Horge e finalizoi kontratën 4-vjeçare, portugezi ka gjetur kohë t’i mbrojë futbollistët e Realit. Murinjo ka thënë: “Unë dhe Ronaldo jemi nga Portugalia, ai është futbollisti më i mirë në botë dhe unë jam njëri nga trajnerët më të mirë”. Lidhur më çështjen e jetesës së Ronaldos, Murinjo shtoi: “Askush nuk mund ta kritikojë atë, nëse kur shkon me pushime, argëtohet me Paris Hilton në Los Anxhelos e as kur blen ndonjë Ferrari të ri. Ai është vërtet bukurosh dhe vajzat çmenden pas tij, ai është futbollist historik”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›