E Shtunë, 31 Tetor 2026

"I turpshëm debati për Skënderbeun!"

Skënderbeu është real. Ai ësh
të burimi shpirtëror i shqip
tarit. Prijësi ynë është një personazh
faktik dhe ne nuk kemi pse
ta mitizojmë dhe ta ç‘mitizojmë. Ajo
çka është shpirtërore mbetet e tillë.
Ne nuk mund dhe nuk duhet ta
ngatërrojmë me legjenda dhe mite,
me ekzagjerime, apo edhe ta sulmojmë
tërësisht". Fotaq Andrea,
studiues dhe njëri prej koleksionistëve
i cili ka çelur ekspozitën "Shqiptarët
në shekuj" në Galerinë
Kombëtare të Arteve, mendon se i
gjithë ky debat i ngritur mbi figurën
e Skënderbeut, shkaktuar prej botimit
të monografisë "Skënderbeu"
nga Oliver Schmitt, nuk ka asnjë
kuptim. "Dokumente dalin e dalin
pa pushim. Por zhveshja tërësore e
një personazhi të shquar historik,
një prijës i cili bëri që sytë e gjithë
Evropës të drejtoheshin nga ai për
25 vjet me radhë, një njeri i nivelit
të lartë, një humanist i madh, nuk
mund të bëjë një luftë të vogël
thjesht e vetëm për hakmarrje, kjo
është e turpshme ta thuash", thotë
Fotaq Andrea. Ai e njeh mirë këtë
anë, e di se cili ka qenë mendimi i
Evropës për prijësin e shqiptarëve.
Të qenit koleksionist e ka ndihmuar
atë të bjerë në kontakt të vazhdueshëm
me dokumente të rëndësishme.
Për këtë arsye, bashkëpunëtori
i tij në këtë ekspozitë,
por edhe jashtë saj, koleksionisti
Dritan Muka, nuk mundi të vinte në
Tiranë. Ai është në kërkim të "Librit
të Uratave", librit të parë që njihet
prej Bibliotekës së Skënderbeut.
Pasi ka gjetur një kopje të tij në
bardhezi, kërkimet janë fokusuar
në librin origjinal, atë me ngjyra.
"Ne kemi bërë një zbulim që është
libri i tretë i Petrarkës. Ai është një
kodik që ekziston në Shtetet e Bashkuara
të Amerikës, në bibliotekën
e një universiteti të famshëm. Në
këtë kodik pasqyrohet dy herë emblema
kastriotase. Është e njëjta
emblemë që pasqyrohet edhe te
"Libri i Uratave". Në këtë mënyrë ne
kemi vërtetuar se Skënderbeu ka
pasur një bibliotekë shumë të pasur,
një nga më të pasurat e kohës",
tregon Fotaq Andrea. Për këto arsye,
por edhe për shumë të tjera, i
nxitur edhe prej debateve të nisura
prej librit të Oliver Schmitt, ai
mendon se Skënderbeun nuk duhet
ta shikojmë thjesht si një figurë
mitike. "Duhet ta shikojmë si një
personalitet të kohës, si një humanist
në radhë të parë siç edhe na e
përshkruan Barleti, e njëkohësisht
edhe si një intelektual i një niveli të
lartë, i cili zotëronte shumë gjuhë të
huaja, (thonë se fliste nëntë të tilla)", vazhdon më tej ai.
Në ekspozitën "Shqiptarët në
shekuj", Fotaq Andrea së bashku
me Dritan Mukën, kanë sjellë rreth
110 gravura, dokumente të cilat
rrëfejnë Shqipërinë, duke filluar
që nga Iliria e hershme. Ai na sjell
imazhet e personaliteteve të
shquara shqiptare, të cilat janë
pjesë e "Librit të medaljeve të
njerëzve më të shquar nga fillimi i
botës". Aty janë rafiguruar katër
personalitetet më të rëndësishme
të historisë shqiptare (të paktën
deri në momentin kur ata janë pikturuar).
Olimbia, nëna e Aleksandrit
të Madh, Aleksandri i Madh,
Pirroja i Epirit, djali i tij Aleksandri,
si dhe heroi ynë kombëtar, Gjergj
Kastrioti Skënderbeu. Është
Andrea
Fotaq
mbretëresha ilire Teuta, në një
gravurë të rrallë të shekullit XIX. E
ndarë në disa periudha kryesore,
"Shqiptarët në shekuj" do të qëndrojë
e hapur deri më 6 dhjetor. Ajo
nis me ilirët, Teutën, anijet ilire dhe
liburne. Vazhdon me figurën e
Gjergj Kastriotit, e cila përfaqësohet
me një origjinal të kohës, me
një gravurë e cila u porosit nga arqiduka
i Vjenës. Nuk mungon Ali
Pashë Tepelena dhe Preng Dodbiba,
i cili skicohet si një ndër gjeneralët
më të përgatitur të kohës. Periudha
e rezistencës shqiptare, e
arbëreshëve, si dhe periudha e
shekujve XVII-XIX është gjithashtu
pjesë e ekspozitës. Bien në sy në
këtë ekspozitë edhe kostumet e
veçanta popullore. E krahas figurës
së luftëtarit shqiptar, një
vend të rëndësishëm zë edhe
hijeshia e gruas shqiptare. Ajo vjen
si nënë, si amvisë, por edhe
luftëtare.
"Janë dokumente gravura të
kohës, që pasqyrojnë një të shkuar
krenare për Shqipërinë. Ajo të
mbush me frymëzim dhe ne duhet
të nxjerrim një mësim. E shkuara
jonë ja ku është, sa epike aq edhe
tragjike, por për realitetin e sotëm
mendoj se kjo ekspozitë pasqyron
bukur vendin që ka dhe duhet të
ketë kultura në shoqërinë
demokratike shqiptare të kohës",
thotë koleksionisti.
"Shqiptarët në shekuj" vijnë
me të përditshmen e tyre, por edhe
me imazhe qytetesh. Gruaja është
bashkëluftëtare po aq sa edhe
romantike. E tillë është gravura që
paraqet gratë shqiptare, duke
hedhur lule nga bedenat e kështjellave
për Festën e Skënderbeut.
"Kjo gravurë është një rast i rrallë.
Festa e Skënderbeut festohej në
prag të Bajramit", shpjegon Andrea.
Ka momente meditimi, siç
janë gratë në Kështjellën e Rozafës
në Shkodër, të cilat mendojnë për
të vrarët e luftës, ka tragjizëm të
madh, siç është rasti i djalit të
detyruar të vrasë të atin, sepse ai
është prijës i kryengritjeve për pavarësi,
ndërsa djali, jeniçer. Po kaq
tragjike është edhe gravura që tregon
një moment kur dasma kthehet
në një masakër. Nuk mungojnë
as momentet lirike, kur arnauti
në Egjipt i kërkon ujë një
egjiptianeje. Vëmendje i është
kushtuar edhe ciklit të hartave, ku
janë të skicuara me mjeshtëri brigjet
shqiptare si Durrësi, Vlora apo
Himara. Për koleksionistin, të cilit
i janë dashur shtatë vjet të
mbledhë këto gravura, Shqipëria
është e gjitha në këtë ekspozitë. E
shkuara e saj historike, epike,
tragjike dhe krenare, gjendet te
"Shqiptarët në shekuj".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›