E Shtunë, 31 Tetor 2026

"NEW BORN Kosova"

Galeria e Pavioneve të
Shteteve në "Panair
2008", e konceptuar si
pjesemarrje kolektive
shtetërore, është pjesë e formulës
së Panairit të Përvitshëm Ndërkombëtar,
një puzzle mundësish e
ndërafrimi me dhjetëra vende, që
merr formë e shpërbëhet në sinergji
të reja mes Shqipërisë dhe botës
mbarë. Të përvitshmet janë Pavionet
Shtetërore të Austrisë, Italisë,
Greqisë, Francës, Maqedonisë,
Kroacisë, Bosnjë&Hercegovinës,
Argjentinës, Iranit, Egjiptit, Vendeve
Skandinave, Malit të Zi,
Serbisë e të tjera.
Shoqëria "Klik Ekspo Group" ka
arritur që me përpjekjet e saj dhe
në bashkëpunim me organizma
të ndryshëm biznesi, sipërmarrë
dhe institucione shtetërore të
sapokrijuara të Kosovës të arrijë
të organizojë edhe Pavionin e
Kosovës. Pas një komunikimi
të drejtëpërdrejtë, "Klik Ekspo
Group" pati dhe mbështetjen e
Kryeministrit të Republikës së
Kosovës Hashim Thaçi në krijimin
e këtij ambienti për sipërmarrjen
kosovare. Republika e Kosovës, në
mënyrë natyrale ka qënë vitet e
fundit përherë pjesë e Galerisë së
Shteteve, me pjesëmarrje të dendur
të sipërmarresve nga Kosova
dhe me perkrahjen e përhershme
të institucioneve të Kosoves si Oda
Ekonomike, Shoqata e Perpunuesve
te Drurit, Shoqata e Metalpunuesve,
të mbeshtetura dhe ato
nga organizata ndërkombëtare
që veprojnë në Kosove si USAID,
GTZ etj. Këtë vit ka një rikthim
ndryshe në edicionin e 15-të të
Panairit. Motivi më i thekshëm i
rikthimit mbetet padyshim fizionomia
e ripërtërirë e një shteti të
ri, me vizion të ri, që ka shumë për
të treguar për perpjekjet dhe qendresën,
me programe të zhvillimit
ekonomik, dhe në të njejtën kohë
ka shumë për të përthithur nga
përvoja ndërkombeëare.
Tregtia dhe shkëmbimet e
biznesit mes Kosovës e Shqipërisë
po njohin rritje çdo muaj.
Përfaqësues të shumë bizneseve
kosovare që gjenden aktualisht
në Panairin e Përvitshëm të "Klik
Ekspo Group" e vërtetojnë rritjen
e shëkmbimeve tregtare. Janë një
mori prodhuesish, që nisin që
nga patatinat e deri te kabllot
dhe paisjet elektrike. Në një pavion
të vecantë, biznesi i Kosovës
pret me krahë të hapura të gjithë
konsumatorët "e Shqipërisë", sic
u pëlqen t`i quajnë ata tiranasit
dhe qytetarët e tjerë.
Të organizuar më së miri, menaxherët
dhe ekspozuesit e mallrave
"Made in Kosova", shprehen tejet
të kënaqur për reklamimin më të
mirë që u është bërë në Shqipëri.
Ata thonë se, Panairi Ndërkombëtar
është një ndër mundësitë më
të mira për të prezantuar prodhimet
e tyre. Në pavionin, që këtë vit
ndodhet në katin e parë të Pallatit
të Kongreseve, gjen produkte që
nga korasanët e deri te profilet e
hekurit dhe metalpunuesit. Një
pjesë e veçantë e Pavionit të Kosovës
i është dhënë prodhuesve
të verës, ku shqiptarët kanë blerë
qindra litra, kjo vetëm në sajë të
cilësisë së mirë.
Më shumë pritet nga bashkimi
i tregjeve Shqipëri - Kosovë
Zeqir Xhabali, përfaqësues i
kompanisë "Alfion", që prodhon
tela dhe kabllo në Prizren, shprehet
se, "së pari duhet të jenë shqiptarët
ata që duhet të orientohen
tek produktet e tyre. Shqipëria
është më shumë e orientuar kah
Italia apo Turqia. Po kështu janë
dhe kosovarët, të cilët blejnë në
Maqedoni apo Serbi. Unë do
të dëshiroja që, ne të shikojmë
prodhimet tona, pasi kemi plot
e më pas të blejmë në shtete e
tjera", - shprehet Zeqir Xhabali, në
bisedën që bën me të në Pavionin
e Kosovës. Sipas tij, vetëm me një
bashkim të tregjeve do të kemi
sukses si në bërjen e biznesit,
ashtu dhe për konsumatorët, që
përfitojnë më shumë. Por, problem
tjetër për biznesin e dy shteteve
ngelen dhe procedurat burokratike
dhe barrierat fiskale. Për disa
prej mallrave ka dhe përjashtim
nga marrëveshjet e tregtisë së lirë.
"TVSH, akciza dhe disa taksa që u
kërkohen tregtarëve shqiptarë na
rëndojnë në sjelljen e prodhimeve
tona drejt Shqipërisë. Ne garantojmë
cilësinë, dhe duam që të
shesim në Shqipëri, por mendoj
se duhet të ketë një lehtësim të
ngarkesës fiskale", - thotë Ismet
Haxhimurati, pronar i kantinës
"Haxhimurati". Sipas tij, shumë
vizitorë kanë blerë qindra litra
verë të prodhuar në Kosovë,
çka tregon se, vec dashamirësisë
kombëtare, ka dhe cilësi. "Duhet
një politikë favorizuese si për
hyrjen e mallrave në Kosovë,
ashtu dhe për daljen në Shqipëri.
Më pas është cilësia ajo që vendos",
- thotë Haxhimurati. Në të
njejtën linjë është dhe Hekuran
Arifi, i cili menaxhon një linjë
prodhimi të profileve të hekurit
dhe dekorimit me metale. "Jemi
shumë të kënaqur me Panairin e
Përvitshëm të "Klik Ekspo Gruop",
por politikanët duhet të mendojnë
si biznesi. Jemi shumë afër
dhe prodhimet tona duhet të jenë
të parat që shiten. Në Kosovë, çdo
prodhim që vjen nga Shqipëria
shitet, por janë doganat, tatimet
që pengojnë lëvizjen e mallrave",
- shprehet Hekuran Arifi.
"Konsumator"
Në festat e nëntorit, në Tiranë
ka ardhur dhe një prej akademikëve
më të njohur në Kosovë.
Profesor Esat Stalivecin e takon në
stendat e prodhuesve kosovarë. Ai
është mëse i kënaqur kur sheh një
numër kaq të madh prodhuesish,
dhe qindra vizitorë që ndalojnë
çdo minutë për të shijuar dhe
blerë prodhimet e Kosovës. Profesor
Staliveci, thotë se, "nuk e njeh
mirë ekonominë dhe biznesin, por
shpresat për një bashkim fizik të
shteteve shtohen kur shikon kaq
shumë dashamirës ndaj prodhimeve
që vijnë nga Kosova". I
pyetur për shkëmbimet tregtare
profesor Staliveci, shprehet se,
pjesë të rëndësishme në ecurinë e
biznesit ka dhe politika. "Vendimarrja
politike duhet të fokusohet
më shumë në bërjen e politikave
ekonomike, pasi mendoj që pjesë e
rëndësishme e vendimeve për politikanët
kanë të bëjnë me zhvillimin
ekonomik. Biznesi duhet të
ndjehet i mbështetur nga politika,
si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri.
Prandaj do t‘i bëja thirrje
politikës që të jetë e përgjegjshme
për të ndihmuar biznesin", -
deklaron akademik Staliveci. Çdo
vit, numri i bizneseve kosovare që
marrin pjesë në panairet e "Klik
Ekspo Group" është në rritje. Këtë
vit, mbi 30 biznese të profileve të
ndryshme reklamojnë prodhimet
dhe shërbimet e tyre në pavionin e
Kosovës. Nën flamurin e Kosovës,
në pavion gjen stenda të fabrikave
që prodhojnë e tregtojnë patatina,
korasanë, prodhime brumi, lloje
të ndryshme verërash, profile
hekuri, kabllo dhe përcjellësa të
energjisë, mbajtëse metalike etj.
Në panair nuk kanë munguar as
prodhime artizanale, te cilat shërbejnë
për zbukurime. Në panairin
e "Klik Ekspo Group", të gjithë e
kanë prekur NEW BORN, shtetin
më të ri në botë. Me dhjetra prodhime
e kanë mundësuar këtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›