E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata lë në burg të akuzuarin për vrasjen e nënës së tij



Tiranë - Gjykata e Shkallës së Parë vendosi dje izolimin në dhomat e paraburgimit deri në përfundim të hetimit të 35-vjeçarit, që akuzohet për vrasjen e nënës së tij para katër ditësh në Tiranë. Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata caktoi masën e sigurisë së “arrestit me burg” ndaj 35-vjeçarit A. Birko, i arrestuar me akuzën e “vrasjes me dashje” ndaj nënës së tij 60-vjeçare, Shpresa Hoxha. Gjatë ballafaqimit me hetuesit e çështjes, 35-vjeçari ka pranuar autorësinë në krim duke treguar se shkak ishte bërë një grindje për motive të dobëta. Ndërkohë, mendohet se i pandehuri është përdorues droge. A. Birko u arrestua pak çaste pas vrasjes me thikë të nënës së tij në banesën ku jetonin prej kohësh, në zonën e Medresesë, në Tiranë. Policia i bllokoi atij thikën, në cilësinë e provës materiale, me të cilën mendohet se është realizuar krimi i rëndë.

8 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›