E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saimir Tahiri: Qeveria po blen mediat

Deputeti Socialist, Saimir Tahiri, ka akuzuar dje qeverinë se me biznesmenë afër saj është angazhuar në blerjen e medieve të pavarura. “Rasti më i fundit për të cilin jemi vënë në dijeni, dhe njëkohësisht rasti më flagrant, është rasti i televizionit “Neës24”. Prej disa kohësh, njerëz të lidhur drejtpërdrejtë me pushtetin po përpiqen të blejnë këtë televizion me çdo çmim, duke përdorur paratë e pista të korrupsionit për të cilin Saliu vrau qytetarë të pafajshëm në bulevard, si dhe paratë e pista të kontrabandës së armëve, me të cilat diktatorë anembanë botës vrasin qytetarë që protestojnë për liri e demokraci”, tha Tahiri, i cili shtoi se qeveria këtë radhë e ka të kotë, pasi sipas tij më 8 maj shqiptarët do t’u japin me votë një mesazh të qartë mazhorancës. Paralelisht me këtë akuzë, Tahiri ka akuzuar qeverinë se po vazhdon të shesë armë në Libi. “Shkrimet e botuara në mediat më prestigjioze të botës, tregojnë se trafiku i armëve jo vetëm që nuk ka mbaruar, por vazhdon e madje po intensifikohet duke u kthyer në një shqetësim serioz edhe për vetë NATO-n. Ja pse është faji i Saliut që Shqipëria sot vazhdon të jetë në listën e furnitorëve me armë të regjimeve vrastare që nga Jemeni e deri në Sudan’, tha ai. Partia Demokratike nga ana e saj e ka cilësuar shpifje të ulët këtë deklaratë, duke e përgënjeshtruar. “Për fat të keq, kjo deklaratë, tregon se Partia Socialiste dhe kryetari i saj, nuk ka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›